Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Abilekaj: Rama nuk mund të shpëtojë, e bëri Shqipërinë

Abilekaj: Rama nuk mund të shpëtojë, e bëri Shqipërinë "Republikë bananesh"

22:45, 06/02/2023
A+ Aa A-

Për analistin Enton Abilekaj, shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve për skandalin me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal, nuk duhet të jetë nëse implikimi i Ramës është apo jo vepër penale në SHBA.

Ai tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se shqetësimi i vërtetë pas plasjes së këtij skandali është dëmi i madh që i është bërë imazhit të Shqipërisë nga kreu i qeverisë që na prezanton nëpër botë që të dukemi si “Republikë bananesh”, që korrupton zyrtarë të huaj duke dhënë pasuritë e vendit.

Ne sot lexuam një shkrim të CNN, i cili tregon se si FBI-ja konsideron korrupsionin si krimin kryesor që ka kryer McGonigal, jo agjenturën, jo spiunazhin. Dhe e lidhte me rastin e Shqipërisë. Njëri nga shqetësimet e FBI-së ishte marrëdhënia e tij sekrete me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. A bën kjo vepër penale  në SHBA, se është i vërtetë imuniteti ndërkombëtar. Por që nga 6 dhjetori kur presidenti Biden krijoi Iniciativën Antikorrupsion në mbarë botën, korrupsioni, me dekret të veçantë, u hiqet imuniteti kryetarëve të shteteve të tjera.

Ne nuk do të merremi me këto gjëra penale. Ajo që dimë se Shqipëria në SHBA del si një entitet korruptues i zyrtarëve amerikanë. Po flitet çdo ditë, po flitet nga mediat më të mëdha. Imazhi i Shqipërisë sot është më i shkatërruar se kurrë.

Ne tani dukemi si ato vendet e pasura me naftë  që korruptojmë zyrtarë duke u dhënë pasuri nga vendi ynë. Ne jemi si “Republikat e bananeve” që përdorin para të pista, për të korruptuar zyrtarë, të për patur lehtësira. Kjo është situata, ky është imazhi që po ndërtohet për Shqipërinë sot, pas këtij skandali. Çfarë na duhet nëse do të hetohet ai atje.

Ne na duhet që të mos kemi më një kryeministër që na jep këtë imazh dhe kjo duhet bërë sa më shpejt. Ne nuk e kemi komoditetin që një vend kaq i vogël dhe kaq i varfër e me kaq raporte të brishta me botën, që ka eksportuar krimin bashkë me emigrantët dhe e ka problem edhe me BE-në, të krijojë këtë imazh të “Republikës së bananeve”. Nuk mund të shpëtojë Edi Rama në këtë situatë, nuk mund ta pranojë shoqëria, nuk puna vetëm te opozita këtu. Drejtësia i ka patur dhe i ka të gjitha në dorë, por mbyll të dy sytë", tha analisti Abilekaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco