Berisha: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, çdo devijim e rrezikshme për Ballkanin!

22:31, 06/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës. 

Në "Çim Peka Live", Berisha tha se çdo devijim nga kornizat e Kushtetutës është rrezik jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë Ballkanin. 

Është e papranueshme, tha Berisha, që një komunë e komunitet serb, të ketë më shumë kompetenca se komunat e tjera të Kosovës. 

"Kam përshëndetur marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen e Uashingtonit, kam vlerësuar pozitiv planin franko-gjerman. Kam bindjen se marrëveshja e mirë u intereson shqiptarëve dhe jo Beogradit, shqiptarët kanë nevojë për një marrëveshje të mirë që të ecin. Sa i takon asociacionit, e kam thënë dhe e them, në parim nuk ka një njeri të lirë që mund t'i mohojë të drejtën e asociacionit kujt, s'ka parlament, qeveri, është derivat i lirisë. Por strikt në përputhje me Kushtetutën, çdo përpjekje për devijim nga Kushtetuta është tmerrësisht e rrezikshme për Ballkanin, jo vetëm për Kosovën, është nënshtrim ndaj ultranacionalizimit serb, është verbëri, nuk duhet të bëhet kurrë ai gabim. Edhe një presje devijim nga përputhshmëria e plotë me Kushtetutën, ç'ka do të thotë askush s'mund të ketë privilegje në raport me një komunë tjetër. Doni të krijoheni për qëllime kulturore apo të tjera, bëjeni, por të keni kompetenca që s'i kanë komunat e tjera, nuk ka Kushtetutë që e pranon këtë. Pse të mos ketë asociacion në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë? Çfarëka? Në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Pse të mos ketë? Çfarë është kjo? Unë e kam mbështetur plotësisht planin 'Ahtisari', si një plan për të stabilizuar gjendjen. Por çfarë kanë këta që duan më shumë? Komuna e Zubin Potokut më shumë kompetenca se komuna e Prizrenit? Jo. Nëse jemi për mosdiskriminim dhe Kushtetutat e kanë parim themelor, hajde urdhëro, ngreje brenda Kushtetutës dhe ta gëzosh", u shpreh Berisha.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco