Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Skandali Rama-McGonigal/ Presidenti Begaj: E drejtë kërkesa e opozitës që të hetohet nga SPAK!

Skandali Rama-McGonigal/ Presidenti Begaj: E drejtë kërkesa e opozitës që të hetohet nga SPAK!

21:20, 06/02/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i jep të drejtë opozitës të cilët kërkojnë hetimin e Edi Ramës nga drejtësia shqiptare për skandalin me Charles McGonigal. 

Ai pohoi në emisionin “Pa Censurë” se nuk kishte biseduar me kryeministrin për këtë çështje, por është njohur nga media.

“Pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe, më pas, të dal me opinionin tim personal.”- tha Presidenti, i cili vlerësoi kërkesën e opozitës në SPAK për të hetuar këtë çështje dhe përfshirjen e Kryeministrit në dyshimet për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.

Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet”- u shpreh Presidenti i Republikës në RTSH.

Pyetje: Opozita ka paralajmëruar protestë që e lidh me aferën e ish zyrtarit të FBI-së dhe dyshimet se ai u korruptua nga qeveria e Shqipërisë. Si e keni përcjellë këtë lajm? I keni kërkuar kryeministrit ndonjë sqarim apo prokurorisë të hetojë?
Presidenti Bajram Begaj:
 Ju thashë dhe pak më parë. Jam një lexues dhe vëzhgues i rregullt i raporteve, si i atyre në vend, ashtu edhe i raporteve ndërkombëtare. Po kështu, jam informuar rreth çështjes që ju sapo përmendët, përmes medias dhe nëpërmjet informimit nga burime të hapura. Duke qenë një lexues i vëmendshëm, pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe, më pas, të dal me opinionin tim personal.

Pyetje: Për cilat institucione kompetente e keni fjalën?
Presidenti Bajram Begaj
: Kjo është një çështje nën hetim dhe, sa kohë është një çështje nën hetim, ne duhet të presim derisa ajo të mbarojë

Pyetje: Nën hetim është në SHBA...
Presidenti Bajram Begaj:
Po, atje ka filluar.

Pyetje: Ka edhe një kërkesë nga opozita. A duhet të hetohet këtu?
Presidenti Bajram Begaj:
 Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco