‘Shpallja non grata’, Berisha: FBI ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur asgjë, dosja nga mediat dhe OJF e Soros

21:17, 06/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se FBI dhe institucionet e tjera të SHBA i kanë bërë një kontroll universal Sali Berishës dhe nuk kanë gjetur asgjë.

I pyetur nga moderatori Çi Peka, nëse Charles McGonigal ka bërë dosjen e tij për shpalljen ‘non grata’ Berisha është shprehur se, nuk mund ta akuzojë.  

‘Unë nuk mund të akuzoj McGonigal për shpallej time non grata. Por kam fakte. Yuri Kim vetëm disa orë pas shpalljes time non grata, i ka deklaruar një bashkëpunëtoreje timen, se dosjen e ka përgatitur FBI.

Një punonjës tjetër i rëndësishëm i ambasadës, në një mesazh i thotë një bashkëpunëtore tjetër, se ne nuk kemi punuar me dosjen, por zyra tjetër. Fjala është për FBI. Por kjo është vëtem Yuri Kim.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se është bazuar në marrjen e vendimit nga raportet në media, të kontrolluara nga Soros, në raportet e OJF-ve të sponsorizuara nga Soros dhe tre nga raportet e antikorrupsion të qeverisë së Edi Ramës. Këto tre burime ka rreshtuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i cili e kishte fare të thjeshtë të thoshte e kemi bazuar në raportet e agjencive tona.

Burime të vetme janë mediat e Soros dhe Carlo Bollinos. Kjo është 100% e gjetur, të cilat për hir të së vërtetës i kanë verifikuar dhe kanë gjetur zero, tërësisht mashtrime. Prandaj nuk nxjerrin asgjë, nuk i dërgojnë asgjë kongresmenit.

FBI dhe jo vetëm FBI, por gjithë agjencitë kanë bërë një kontroll universal për Sali Berishën dhe fëmijët e tij dhe kanë gjetur zero. Kjo është e vërteta. Në këto kushte nuk mund të akuzoj McGonigal. Atë që akuzoj tani është Mark Rossini, i cili i paguar i papaguar ka bërë deklarata politike kundër meje’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco