Progni mbi 'Aktivistin'/ Kemi në dore listën e të gjithë të regjistruarve në këtë database

13:31, 06/02/2023
A+ Aa A-

Qeveria në ditët e fundit ka vendosur të verë në zbatim dhe të detyrueshëm aplikacionin e quajtur “Aktivisti”, për tu përdorur për punonjësit e administratës shtetërore të të gjithë niveleve.

Aplikacioni është i ngjashëm me një portal,  i cili publikon të gjitha aktivitetet e kryeministrit, ministrave, drejtorive të ndryshme, kryeparlamentares dhe deputetëve të PS-së.

Gent Progni Ekspert IT i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ditën e sotme, tregoi se bëhet fjalë për një aplikacion që ka rreth 70 mijë përdorues, shifër e cila përkon edhe me administratën në bashkinë e Tiranës:

"Ajo që kemi zbuluar dje është se kemi në dore listën e të gjithë të regjistruarve në këtë database, mund të jetë te aplikacionet apo jo. Shifra arrin në 70 mijë User-a që është shifër shumë alarmante sepse në dijeninë time aq është edhe administrata në Tiranë dhe kjo për mua është shumë alarmante."

Ndërsa në lidhje me koston Progni u shpreh se ky program mendohet të ketë kushtuar jo më pak se 300 mijë dollarë, një kosto kjo mjaft e lartë.

"Ne jemi shumë afër gjetjes së kompanisë që e ka bërë këtë aplikacion dhe nga informacionet që kiemi deri tani, për të kanë punuar 12 programues nga vende të ndryshme të botës dhe aplikacioni ka pasur një emër tjetër më përpara, por si duket është përdorur për ta kamufluar. Dhe në dijeninë time bëhet fjalë për një kosto mbi 300 mijë dollarë", u shpreh Progni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco