‘Bomba’ e CNN: Pjesa më shqetësuese e dosjes së McGonigal, hetimet kundër lobistit të opozitës shqiptare

‘Bomba’ e CNN: Pjesa më shqetësuese e dosjes së McGonigal, hetimet kundër lobistit të opozitës shqiptare

13:14, 06/02/2023
A+ Aa A-

Rrjeti i madh amerikan dhe ndërkombëtar, CNN, bëhet pjesë e investigimeve të thelluara për dosjen e Charles McGonigal.

Në investigimin e gazetarëve të CNN, thuhet se ajo që njihet si dosja shqiptare e McGonigal, është më e rëndë se dosja tjetër për oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Kjo për shkak se korruptimi i McGonigal ka ndodhur në kohën kur ai ishte akoma funksionar i lartë i FBI. Sipas CNN, McGonigal nuk raportoi marrëdhënien e tij sekrete me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Duke u ndalur pikërisht tek çështja e korruptimit, CNN shkruan se FBI dyshon se McGonigal nuk është implikuar në çështje spiunazhi, por është vetëm një i korruptuar.

“Pas kryerjes së vlerësimeve të dëmit të mundshëm të shkaktuar ndaj informacionit të inteligjencës, si dhe burimeve dhe metodave që zotëronte McGonigal, FBI arriti ta konsideronte atë si një rast të thjeshtë korrupsioni, sipas njerëzve të informuar për këtë çështje. Byroja nuk e sheh McGonigal si një rast spiunazhi në stilin e Robert Hanssen, spiunit më të dëmshëm në historinë e FBI-së,” raporton CNN.

Duke vlerësuar se dosja shqiptare është më e rëndë se ajo ruse, CNN thekson se pikërisht hetimi që bëri Charles McGonigal për një lobist që punonte për opozitën shqiptare, është çështja më shqetësuese.

“Për disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, sjellja e McGonigal ndërsa ai ishte duke punuar në byro, është shumë më e tmerrshme, siç tha një ish-zyrtar i lartë, se akuzat kundër tij në lidhje me Deripaskën, që u zhvilluan pasi ai kishte dalë në pension,” raporton CNN.

“Veçanërisht shqetësues, tha ky person, është pretendimi se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një shtetas amerikan, në të cilin personi i lidhur më parë me inteligjencën shqiptare, pritej të vepronte si një burim njerëzor- por nuk tregoi për byronë marrëdhënien e tij financiare me këtë person. “Kjo është tepër serioze, padyshim shumë e gabuar- nëse ai ka bërë këto gjëra që ata pretendojnë, kjo nuk është një zonë gri,” tha ish-zyrtari i lartë i FBI-së”, raporton CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco