Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës së opozitës më 11 shkurt.
Shqiptarët janë thirrur të bashkohen kundër skandalit Rama-McGonigal, me moton e dyfishtë “Faktet dolën- Dorëheqja është detyrim” dhe “Pluralizmit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot”.
Spoti bën thirrje që shqiptarët të bashkohen të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 para kryeministrisë.
Kujtojmë se kryeminsitrit Edi Rama i është kërkuar nga drejtësia amerikane të dorëzojë të gjitha komunikimet elektronike me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.
McGonigal u arrestuar në 21 janar, ku sipas akt-akuzës është vërtetuar se ka marrë 225 mijë dollarë nga kontakti i Edi Ramës, Agron Neza për të nisur hetimet ndaj opozitës me kërkesë të kryeministrit shqiptar
© SYRI.net