Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Aktivisti'/ Goci: Kjo që po ndodh është një lloj terrori i cili thyen në mënyrë të ashpër të drejtat e njeriut

'Aktivisti'/ Goci: Kjo që po ndodh është një lloj terrori i cili thyen në mënyrë të ashpër të drejtat e njeriut

12:35, 06/02/2023
A+ Aa A-

Qeveria në ditët e fundit ka vendosur të verë në zbatim dhe të detyrueshëm aplikacionin e quajtur “Aktivisti”, për tu përdorur për punonjësit e administratës shtetërore të të gjithë niveleve.

Aplikacioni është i ngjashëm me një portal i cili publikon të gjitha aktivitetet e kryeministrit, ministrave, drejtorive të ndryshme, kryeparlamentares dhe deputetëve të PS-së.

Punonjësit janë detyruar që të marrin pjesën propagandistike të postimeve dhe t’i bëjnë share dhe like në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Ervin Goci, pedagog i Shkencave të Komunikimit i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se përtej propagandave, nuk ka një sindikatë që të mbron sepse nuk është ky misioni i sindikatave.

 “Nuk ka sindikatë në botë që të mbron nga një sulm kibernetik sepse sindikatat punojnë për komunitete dhe shtresa të caktuara, po nuk punojnë që të ruajnë gjithë administratën e Shqipërisë. Nuk është kjo forma sindikatës. Para se të meremi me këtë duhet të kuptojmë se ‘çfarë po ndodh’ dhe ‘pse po ndodh’, kjo është shumë e rëndësishme dhe ajo që po ndodh është tamam një lloj terrori i cili thyen në mënyrë të ashpër të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë, sepse tani kemi një aktivitet partiak ku një parti mund të bëjë çfarë të doje dhe në momentin që një aksion ose aktivitet a sipërmarrje, shkon edhe injektohet në struktura shtetërore ne këtu jemi në totalitarizëm ku partia dhe shteti bëhen bashkë dhe shteti funksionin sipas udhëzimeve të partise dhe dihet se sipas kujt udhëzime mund të fuksionojë vetë partia, dhe praktikisht i gjithë shteti, gjithë makineria e administratës shkon edhe kornizohet tek një monitorim i rreptë dhe një manipulim i publikut,” u shpreh Goci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco