VIDEO/ Tërmeti në Turqi, mjeku shqiptar Gëzim Dauti flet për Syri TV: Ka nevojë për kapacitete

12:44, 06/02/2023
A+ Aa A-

Nga Turqia, mjeku Gëzim Dauti ka thënë për Syri TV se Ministria e Shëndetësisë ka nevojë për kapacitete ku edhe shumë shqiptarë po japin kontributin e vet. Sipas tij pasgoditjet e tërmetit po vijojnë dhe duhet të rritet gatishmëria.

“Duke u bazuar edhe te tërmeti që ndodhi dy vjet më parë në zonën ku unë banoj, në Izmir, - tha Dauti, - që ishte më i vogël, afro 7 ballë dhe Izmiri është si zonë dhe si qytet, më i zhvilluar si nga ana ekonomike, si edhe nga ana spitalore sesa zona ku ky tërmet ka ndodhur, pra duke u bazuar në këto fakte që edhe tërmeti i sotëm është më i madh dhe ajo zonë është më pak e zhvilluar sesa zona perëndimore ku unë jetoj, me siguri  do të ketë nevojë për ndihmë nga pjesa tjetër e Turqisë, pra nga Stambolli, Izmiri, Ankaraja.

Mendoj duke parë pamjet televizive, se janë një numër shumë i madh ndërtesash të shembura dhe sa më shumë ndërtesa të tilla të shembura të ketë, aq më i madh pritet numri i të plagosurve dhe i të vdekurve.

Me siguri do të rritet dhe me siguri Turqia, konkretisht ajo zonë, do të ketë nevojë nga pjesa tjetër e Turqisë, por mendoj se ndoshta edhe nga ekipe nga vende më të zhvilluara në ditët e në orët në vazhdim, të presin të jenë gati kush ka dëshirë të afrojë edhe ndihmë materiale, veshje batanije, por edhe grupe mjekësh për të ofruar atje ndihmën e parë mjekësore dhe më të specializuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive nuk sugjeron që mjekët të nisen personalisht, sepse kjo do të shkaktonte rrëmujë, një komplikim më tej të kësaj situate, por sugjeron që të ndiqen kanale zyrtare, të ministrisë, së Gjysmëhënës së Kuqe dhe zyrave të Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco