Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji, Baçi: Të gjithë në Tiranë më 11 shkurt kundër qeverisë hajdute!

Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji, Baçi: Të gjithë në Tiranë më 11 shkurt kundër qeverisë hajdute!

12:28, 06/02/2023
A+ Aa A-

Në këto ditë acari, shumë fshatra të Fierit kanë mbetur pa energji elektrike dhe në shkolla, mësuesit po i përcjellin nxënësit herët për shkak të mungesës së energjisë dhe të ngrohjes.

Deputeti demokrat Luan Baçi u ka bërë thirrje banorëve dhe mësueve në veçanti të reagojnë dhe të ngrihen në revoltë kundër një pushteti vendor të korruptuar dhe të papërgjegjshëm, të paaftë për të stabilizuar situatën dhe sidomos, qeverisë së korruptuar: “Largimi i Ramës tashmë është emergjencë dhe domosdoshmëri!Ngrihuni dhe bjeruni, rrugë tjetër nuk ka!” thekson Baçi.

“Në këto dite të ftohta dhe të acarta dimri, shumë fshatra të Fierit janë braktisur nga qeveria e korruptuar e Ramës! Fshati Peshtan Bregas është pa energji me ditë të tëra! – shkruan deputeti në Fb dhe tregon fotografitë e shkollës së mbyllur. - Kjo është shkolla "Avdi Metaj" në Peshtan Bregas, ka ditë të tëra, pa drita dhe pa ujë, mësuesit ankohen në institucionet përkatëse dhe askush nuk reagon! Sot nxënësit po ikin nga mësimi duke mos i zhvilluar orët e plota, sipas informacionit që vjen nga vetë mësuesit, pasi është i pamundur qëndrimi në këto kushte jo njerëzore!

I bëj thirrje, bashkisë së korruptuar dhe gjithë hajdutëve të rilindjes, të marrin përgjegjësitë që iu ngarkon ligji dhe të ndërhyjnë menjëherë për stabilizimin e kushteve dhe situatës!

I bëj thirrje mësuesve të shkollës "Avdi Metaj" në Peshtan Bregas dhe gjithë mësuesve të të gjitha shkollave, të reagojnë dhe të ngrihen në revoltë ndaj padrejtësive dhe vjedhjeve të hajdutëve të Rilindjes!

U bëj thirrje të jenë të gjithë në shesh në Tiranë më 11 shkurt në orën 12, për të protestuar të gjithë bashkë kundër qeverisë hajdute dhe të korruptuar! Largimi i Ramës tashmë është emergjencë dhe domosdoshmëri! Ngrihuni dhe bjeruni, rrugë tjetër nuk ka!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco