Takimi me diasporën/ Picari: Emigrantët po presin biletat, momenti për t’i dhënë të shtyrën e fundit kësaj qeverie

Takimi me diasporën/ Picari: Emigrantët po presin biletat, momenti për t’i dhënë të shtyrën e fundit kësaj qeverie

11:39, 06/02/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike, nisi procesin e organizimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputetët demokratë Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan një takim me Diasporën shqiptare në SHBA, ku folën për aktualitetin politik dhe dhanë mesazhe për rëndësinë që beteja e zgjedhjeve lokale të 14 majit.  

Zekri Picari, ish drejtues i FRPD dhe organizator i takimit, ishte i ftuar mëngjesin e  sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ku tregoi se takimi kishte shkuar shumë mire dhe se disa prej emigrantëve tashmë e kanë prerë biletën për të qenë në Shqipëri mëngjesin e 14 Majit.

"Takimi ka shkuar shumë mirë. Ka shkuar më mirë nga ç'e prisnim ka pasur demokratë dhe qytetarë të vendeve të ndryshme që u benë pjesë, ishte një takim më shumë për të diskutuar dhe dhënë ide, gjithashtu pjesa më e forte e takimit ishte hapja e procesit të organizimit të degës PD në Amerikë. Kjo do të thotë që me këtë fazë do të rihapim fazën e anëtarësimeve ku të gjithë demokratët do të kenë mundësinë të anëtarësohen online dhe pas kësaj faze do të fillojmë edhe me hapin tjetër që është zgjedhja e strukturave, duke bashkëpunuar me kryesinë e Partisë Demokratike.

Gjithashtu ky takim ishte shumë i rëndësishëm edhe se nënkryetari i Partisë Demokratike Bylykbashi ishte aty si përfaqësues i tillë dhe ishte një mesazh i fortë për t'i treguar diasporës kudo se është momenti që demokratët të bëhen të gjithë bashkë për t'i dhënë të shtyrën e fundti kësaj qeverie duke nisur nga Erion Veliaj.

Me sa diskutova unë, mbi 20 persona kanë prerë tashmë biletat që tani të votojnë dhe të tjerët janë duke u bërë gati për ketë, sepse të themi të drejtën dhe distanca për të ardhur nga Amerika është e largët por momenti është i duhuri, ose sot ose kurrë”, u shreh Picari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco