Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri/ Reagon Berisha: Ngushëllime të ndjera

11:00, 06/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, për pasojat nga tërmeti tragjik i ditës së sotme që ra në Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore.

‘Lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

një tërmet i rëndë 7,8 shkallësh ka goditur Turqinë qendrore dhe ne Sirinë verilindore duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur.

Me këtë rast duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco