‘Nxënësit e shkollave pa ngrohje në këto ditë të acarta’/ Kreu i FRPD Durrës denoncon bashkinë

‘Nxënësit e shkollave pa ngrohje në këto ditë të acarta’/ Kreu i FRPD Durrës denoncon bashkinë

10:30, 06/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari ka denoncuar këtë mëngjes të acartë mungesën e ngrohjes në shkollat e qytetit.

Në postimin e tij në Facebook, Myrtollari ka publikuar një denoncim nga një nxënës i cili shprehet se janë duke u tharë nga i ftohti në shkollë pasi nuk punon asgjë që mund të krijojë një ambient të ngrohtë.

‘Fatkeqësisht propagandës i bie maska në ditët më të vështira. A i ka marrë masat Bashkia e Durrësit që në këto ditë të ftohta, nxënësve të shkollave të mos u mungojë ngrohja? Ju bëj thirrje të gjithë nxënësve të mos hezitojnë dhe të denoncojnë rastet kur mungon ngrohja’, shkruan Myrtollari.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht propagandës i bie maska në ditët më të vështira.

A i ka marrë masat Bashkia e Durrësit që në këto ditë të ftohta, nxënësve të shkollave të mos u mungojë ngrohja?

Raportohet se në disa shkolla të Bashkisë  Durrës mungon ngrohja dhe duhen hetuar sa më parë shkaqet.

Ju bëj thirrje të gjithë nxënësve të mos hezitojnë dhe të denoncojnë rastet kur mungon ngrohja. Kështu do të mund ti vemë përpara përgjegjësisë ata që e kanë për detyrë të sigurojnë që mjediset e shkollave të jenë të ngrohta në këto ditë të acarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco