'Rama dhe McGonigal flisnin shpesh me Viasat'/ Pse përdorej aplikacioni i pagjurmueshëm i FBI-së?

'Rama dhe McGonigal flisnin shpesh me Viasat'/ Pse përdorej aplikacioni i pagjurmueshëm i FBI-së?

10:35, 06/02/2023
A+ Aa A-

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, zbuloi gjatë një interviste për emisionin Review në Euronews Albania, se kryeministri Rama dhe ish-agjenti i FBI-së komunikonin në një aplikacion të pagjurmueshëm që quhet “Viasat”.

“Viasat” është një aplikacion që përdoret për komunikim të brendshëm nga CIA dhe FBI.

Analisti Andi Bushati tha mbrëmë se i kishte ardhur një mesazh që i bënte me dije se ky aplikacion është një prodhim amerikan. Sipas tij FBI ka të gjitha mundësitë që të mund të dekriptojë dhe të zbardhë të gjitha bisedat mes shefit të qeverisë dhe McGonigal.

“Pse e përmend ajo “Viasatin” si lidhje ose aplikacion komunikimi mes McGonigal dhe Ramës. Mua më thonë që mos harroni që është aplikacion amerikan, dhe si çdo aplikacion tjetër amerikan FBI e ka mundësinë të nxjerrë të gjithë kontekstin e bisedave që janë bërë. Pra, mundet, nëse do të duhet, të zbardhen bisedat Rama-McGonigal. Në mos i ka marrë dhe i ka provë të hetimit”, tha Bushati.

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ solli para disa ditësh të dhëna bombastike në lidhje me dosjen shqiptare të ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal. Në shkrimin e gazetës thuhet se Rama ka përfituar nga McGonigal, ndërsa Agron Neza është furnizuar direkt me informacione nga zyra e tij për të punuar kundër opozitës.

Por ‘New York Times’ ndalet edhe te një çështje tjetër, e cila ka ngritur shumë pikëpyetje në Shqipëri: çfarë dinte ambasada shqiptare për rolin e McGonigal. Sipas gazetës, McGonigal duket se nuk e ka mbajtur sekret përfshirjen e tij në aferën shqiptare.

“Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij nga kolegët, thanë ish-zyrtarët. Ai gjithashtu përdoret adresën e emailit të FBI dhe telefonin zyrtar për çështjet që lidhen me Shqipërinë, tha një person me njohuri për hetimin,” shkruan gazeta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco