Kush i çoi fotot e Ramës te FBI? Analisti: E dashura e McGonigal nuk është kameriere

Kush i çoi fotot e Ramës te FBI? Analisti: E dashura e McGonigal nuk është kameriere

10:16, 06/02/2023
A+ Aa A-

Analisti Ermal Hasimja komentoi intervistën e ish-të dashurës së McGonigal, Allison Guerriero të dhënë ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania.

Hasimja tha se deklaratat e saj duhen marrë seriozisht pasi ajo  ka qenë kolege e McGonigal dhe jo kamariere. Po ashtu ai tha se Guerriero tregoi gjykimin që ka në lidhje me çështjen McGonigal.

“Ajo që duhet marrë seriozisht është se ish-e dashura e McGonigal nuk është kamariere e as nuk ka shitur lule, por janë kolegë. Fakti që ajo i gjen komunikime të tilla është domethënë sepse në njëfarë mënyre na tregon dhe gjykimin e vet. Mendoj se në këtë kontekst do të dalin gjëra të reja bazuar nga hetimet. Nuk është një çështje që do të kalohet si në Shqipëri me tre ditë habi”, tha ai.

"Charlie më thoshte që ishte mik me kryeministrin Rama dhe m'u duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Nju Jork, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte," tregoi Guerriero.

"Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë. Në fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjesht duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoi foto me kryeministrin Rama, që tashmë e ka FBI," u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco