Këlliçi: Turpi ka emër! Tetë vjet me radhë, Veliaj e pengoi vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës!

Këlliçi: Turpi ka emër! Tetë vjet me radhë, Veliaj e pengoi vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës!

10:14, 06/02/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, e ka akuzuar për hipokrizi, kryebashkiakun socialist Erion Veliaj lidhur me qendrimin e tij dhe nderimin që meriton, një figurë përbashkuese, një personalitet i lartë si  Ibrahim Rugova.

Debati u ndez pas vendimit të bashkisë së Tiranës për t'ia hequr një pjesë, rrugës që mban emrin e Presidentit historik të Kosovës 'Ibrahim Rugova", pas Bankës së Shqipërisë dhe për ta emërtuar "Dëshmotët e 4 Shkurtit".

Këlliçi shkroi në FB:

"Rrugët e kryeqytetit duhet të mbajnë emrat e personaliteteve që bashkojnë shqiptarët dhe emri i Ibrahim Rugovës nderon Tiranën, Republikën e Shqipërisë dhe çdo shqiptar tabani.

Veprimi i kryebashkiakut të vjetër, dëshmoi dyfytyrësinë e tij, që nga njëra anë shitet si patriot duke drejtuar Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon dhe nga ana tjetër fyen Kosovën dhe gjithë shqiptarët me këtë veprim nëpërkëmbës ndaj figurës emblematike të Rugovës.

Kryebashkiaku i tanishëm ka shkaktuar një debat të pahijshëm përçarës kur vetë ai, pak muaj më parë, mbante fjalimin ceremonial gjatë dhënies së shtetësisë shqiptare për familjen Rugova. Ndërkohë, nuk duhet harruar se për 8 vite me rradhë Veliaj pengoi vendosjen në Tiranë të shtatores së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Hipokrizia në kulm. Turpi ka emër!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco