'Tërmeti në Turqi dhe fatkeqësia jonë: korruptimi që Edi Rama i bëri FBI-së'

'Tërmeti në Turqi dhe fatkeqësia jonë: korruptimi që Edi Rama i bëri FBI-së'

09:24, 06/02/2023
A+ Aa A-

Ylli Manjani ka qenë ndër të parët politikanë dhe analistë që ka reaguar sot lidhur me tragjedinë që pllakosi Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit vdekjeprurës, por që njëherësh theksoi se asnjë fatkeqësi nuk mund ta largojë vëmendjen nga ajo që mbizotëron në vend, abuzimi i rëndë i kryeministrit me pushtetin.

Manjani shkruan: "Horror, tërmeti në Turqi e Siri!  E dhimbshme sa më s’ka që humbja e jetës tragjikisht bëhet statistikë e zezë. Trishtim i madh me thënë të drejtën. Njeriu solidarizohet natyrshëm me njeriun nën fatkeqësi.  

Megjithatë, e lamë tek fatkeqësia jonë me të cilën nuk solidarizohemi dot. Tek korruptimi që Edi Rama i bëri FBI për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë këtu.  

Aty e lamë e aty na mbeti. Asnjë ngjarje tjetër nuk mund ta bëjë të harrueshme këtë fatkeqësi -kryetërmet që sundon këtë vend me mashtrime, pisllëqe e poshtërsi prej gangsteri.

Më këtë fatkeqësi nuk solidarizohemi dot! Duhet të distancohemi një sekondë e më parë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco