Fasada e notave online, një shkelje e shtuar në Kodin e Punës,  për mësuesit

Fasada e notave online, një shkelje e shtuar në Kodin e Punës, për mësuesit

09:11, 06/02/2023
A+ Aa A-

Nga Qemal Çejku/

SMIP, publikimi i notave online është një tjetër propagandë e kësaj qeverie në Sistemin Arsimor Parauniversitar që nuk e përmirëson cilësinë e shkollimit të fëmijëve tanë,  por shton sasinë e arritjeve virtuale. Fasada e koncesioneve po shton edhe më tepër kostot e taksapaguesve dhe lodhjen pa asnjë shkak të justifikuar të mësuesve që u nëpërkëmbën nga lëmosha e Pakos së Madhe  

Të jemi të qartë që në fillim. Transparenca është standard,  por ajo kthehet në bumerang kur Sistemi Arsimor, në të gjithë komponentët e tij, është i dërmuar si nga korrupsioni i niveleve të larta drejtuese ashtu edhe nga mungea e efikasitetit të skemave të çuditshme që vë në punë ministrja dhe stafi i saj patronazhist .  

Kujtohen tani për transparencë të notave dhe procedurave arsimore pas gati 3 vite pandemi e postpandemi me dështim të shkollimit online dhe vijim të traumave të këtij edukimi që vazhdojnë ende.

Zonja Ministre me çfarë kostoje dhe  a u krye ndonjë studim në terrenet shkollore për aplikimin e SMIP ?!

Apo "kostot" i llogarit vetëm organizata apo tenderuesi i projektit që mbush xhepin?!

Një sistem që u trumbetua me të madhe vjet në mbylljen e vitit mësimor, i cili u përkthye në orë pune të papaguara për mësuesit që bënë punë kolosale dhe që në fund e tërë puna u rrëzua si kështjellë rëre. 

Sivjet u rihap sistemi dhe mësuesit u shtynë të hedhin notat e tremujorit të parë duke iu cënuar edhe pushimet e fundvitit. "Arritje" dhe kjo zonja ministre?! Pse kryhen këto eksperimente antiprofesionale dhe me kosto të lartë: lodhje, mundim dhe stres për stafet arsimore?! A e ka përshkrimi i punës së mësuesit këtë lloj angazhimi të shtuar?

Apo dikush merr lekët për projektin dhe "kaviet duhet" të punojnë edhe përtej orarit.

U paguan ose me saktë iu ul ngarkesa me dy orë në javë, sipas udhëzimit nr. 25 datë 01.08. 2022 mësuesve administratorë të SMIP (nëndrejtorë apo mësues të TIK - ut). Po pjesa tjetër e mësuesve që kryejnë normën ?! 

Aplikimi i një projekti të tillë si dhe shumë të tjerë që iu imponohen sektorit publik dhe administratës realizohet në mungesë të plotë të logjistikës dhe një industrie të pajisjeve të internetit. A ka staf të mjaftueshëm të IT në shkolla? A janë trajnuar sa dhe siç duhet mësuesit për të zbatuar një projekt të.tillë?! Nuk i ke të gjithë mësuesit në moshën e internetit zonjë. 

Dhe më kryesorja:   

E gjitha kjo nuk është arritje zonja ministre, por stërmundim  i mësuesve që do të reflektojë dhe në ulje të performancës dhe motivimit. 

Deri kur me projekte që synojnë vetëm përfitime, show dhe aspak reformë të arsimit zonja ministre?! 

Deri kur me show-n tuaj mediatik?!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco