SYRI TV/ Bylykbashi dhe Këlliçi takim me Diasporën në SHBA: Në aferën McGonigal, i përfshirë dhe Veliaj

SYRI TV/ Bylykbashi dhe Këlliçi takim me Diasporën në SHBA: Në aferën McGonigal, i përfshirë dhe Veliaj

19:15, 05/02/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike, nisi procesin e organizimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputetët  demokratë Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan një takim me Diasporën shqiptare në SHBA, ku folën për aktualitetin politik dhe dhanë mesazhe për rëndësinë që beteja e zgjedhjeve lokale të 14 majit.  

Syri tv

Partia Demokratike ka nisur procesin e organizimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputetët demokratë, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këllici zhvillluan një takim me diasporën shqiptare në amerikë. Në fjalën e tij, para bashkëatdhetarëve në Neë Jersey, Bylykbashi foli  për situatën politike në  Shqipëri, duke komentuar skandalin e ish  zyrtarit të lartë të FBI,Charles Mcgonigal, duke thënë se kryeministri Edi Rama korruptoi  ish shefin e kundërzbulimit për të goditur opozitën.  Bylykbashi foli edhe për mesazhet e protestës së opozitës më 11 shkurt.

Kandidati I opozitës për Bashkinë e Tiranës,  Belind Këlliçi, foli për rëndësinë jetike që kanë zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Përfaqësuesit e opozitës deklaruan se PD do të bëjë të gjitha përpjekjet për ti dhënë mundësinë e votës,  diasporës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco