Mungesa e ujit në Sarandë, Cikuli: Janë shpenzuar 3.8 miliardë lekë për këtë karakatinën...

Mungesa e ujit në Sarandë, Cikuli: Janë shpenzuar 3.8 miliardë lekë për këtë karakatinën...

18:25, 05/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli, ka akuzuar zyrtarët socialistë të institucionit për mungesën e ujit të pijshëm në qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Cikuli është shprehur se socialistët në Bashkinë e Sarandës kanë 30 vite që premtojnë ujë 24 orë për qytetarët dhe nuk kanë bërë asgjë për këtë.

Ai shton se socialistët kanë vjedhur shuma të mëdha parash në emër të nevojës për ujë të pijshëm, ku thotë se vetëm nga një investim që ngjason me një ndërtim pa leje, zyrtarët e bashkisë vodhën 3.8 miliardë lekë.

Reagimi i Cikulit:

❌Ata kanë 30 vite që u premtojnë ujë, por tallen e abuzojnë.

🚱Jo vetëm që ujin nuk e sollën 24 orë në shtëpitë dhe bizneset e qytetit tonë, por na kanë vjedhur në emër të nevojës tonë për ujë.

📛3.8 miliardë lekë për këtë karrakatinën që duket si ndërtim pa leje.

📛3.8 miliardë lekë dhe prapë pa ujë.

Më vjen rëndë tu flas për furnizmin me ujë në vitin 2023.

🙏Në fakt ajo që u premtoj është që në 15 Maj nis puna për të kthyer në normalitet këtë qytet dhe sigurisht do të dërgohen para drejtësisë këta që na tallën e vodhën në emër të nevojës tonë për ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco