Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Alda Klosi si ish-zyrtarët e tjerë, nuk reziston dot as 48 orë në paraburgim

Alda Klosi si ish-zyrtarët e tjerë, nuk reziston dot as 48 orë në paraburgim

18:19, 05/02/2023
A+ Aa A-

Ish-zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, Alda Klosi u arrestua të premten në mbrëmje pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi. 

BalkanWeb mësoi se Alda Klosit pasi iu komunikua arrestimi dhe u vendos në një nga dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Tiranës që atë natë, por pa u mbushur ende 48 orë nga qëndrimi në paraburgim, sot u njoftua se ish-zyrtarja u shtrua në QSUT për shkak të luhatjeve të tensionit. Më tej, nëse ajo nesër do të vijojë të qëndrojë në burg, pas vendimit të gjykatës, sërish nuk do të shkojë në qeli, por do të shtrohet në spitalin e burgut.

Fenomeni i shtrimit në spital pak pas arrestimit është i përsëritur shpesh herë kur nën prangat e policisë bien zyrtarë të lartë të administratës apo edhe emra të njohur të botës së krimit.

Luhatja e tensionit dhe mos ndjerja mirë pasi shkon nga zyra e shtetit në burg është fare normale, po aq sa edhe “gjetja strehë” në spitalin e burgut kur nuk “përshtatesh” dot brenda katër mureve të qelisë.

Ndërkohë që kjo nuk ndodh me qytetarët e thjeshtë të cilët duket se janë më rezistentë ndaj simptomave apo sëmundjeve që mund t’u “shpiken” pasi arrestohen. Në media sot nuk gjen thuajse asnjë lajm kur një qytetar të ketë kërkuar trajtim në spitalin e burgut teksa pret vendimin e gjykatës, ndërkohë që janë të shumta raportimet kur VIP-at e politikës dhe administratës apo edhe emrat e botës së krimit të “preferojnë” spitalin e burgut në vend të qelisë me katër mure dhe një dritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco