Edi Rama e shkretoi trashëgiminë e elitës së ndaluar shqiptare

Edi Rama e shkretoi trashëgiminë e elitës së ndaluar shqiptare

18:18, 05/02/2023
A+ Aa A-

Nga Ndriçim Kulla

Për Rilindasit e sotëm në pushtet duket qartë se është arkaike rikthimi tek etërit tanë themelues, ndërsa për ne të tjerët, që e ndjejmë komunikimin me ta, rikthimi te rrënjët është gjithnjë i shëndetshëm në përndezjen e ideve të reja për të cilat ne kemi nevoj më shumë se kurrë

Rikthimi tek idetë dhe botimet e etërve tanë të mendimit na shëndosh dhe na e përforcon gjykimin tonë, për atë që ne duhet të kryejmë sot, për edukimin dhe formimin sa më të mirë të shqiptarëve

Do të ishte fort e dobishme për brezat e sotëm, edhe për të vendosur baraspeshën e munguar për gjysmë shekulli në mendimin shqiptar për shoqërinë dhe formimin e njeriut, por edhe për t’i integruar të rinjtë tanë në një kontekst të hapur e krahasues kontinental të edukimit dhe të mendimit

Duke studiuar sot mendimin e tyre, duke debatuar për të, ne u mësojmë të rinjve të sotëm që nesër, kur të jenë vendimmarrës për këtë vend, ta projektojnë të ardhmen e tyre më mirë se ne sot.

At Zef Pllumit iu dha të realizojë të pamundurën. Nuk e kam fjalën këtu për heroizmin e mbijetesës së tij në dekada të tëra nëpër burgjet komuniste. E pamundura që realizoi At Zefi qe përmbushja e amanetit të lënë prej At Marin Sirdanit, jo aq në kuptimin e ngushtë e të drejtpërdrejtë “rrno, për me tregue”, se sa në metaforën e përcjelljes së kumtit te brezat e tjera dhe të dëshmisë së plojës, e cila përfton konturin apokaliptik që në hyrje të veprës, me alegorinë e Kopshtit të Gethsemanit

Çdo qytetërim, që të fitojë një unitet harmonik e të qenësishëm me vetveten, duhet të shartohet me kulturën kombëtare. Këtë na e mëson historia, e kjo është edhe baza që duhet t’i krijojmë edhe qytetërimit shqiptar në këtë shekull të ri. Pikënisjen për këtë na e jep një maksimë e historisë, sipas së cilës, që të kuptojmë se çfarë jemi, më parë duhet të mësojmë se çfarë kemi qenë, çfarë kemi bërë dhe si kemi menduar. Mirëpo, që të kuptojmë se çfarë kemi qenë, na duhet të njohim të menduarin e të kaluarës sonë. Në këtë perspektivë, njohja e mendimtarëve të viteve 30-t-të të shek të kaluar, por gjithashtu dhe tërë mendimin e burgosur shqiptar , na lidh me themelet e asaj rilindjeje mendore, pas asaj kombëtare, që ata u zotuan të ndërmerrnin e të cilën po përpiqemi ta përmbushim të gjithë edhe ne sot, në fillim të këtij shekulli të ri. Nëse Shqipëria nuk pati një platformë dhe zbatim të një plani të konsoliduar të përgatitjes kulturore për pavarësinë e saj politike siç patën edhe popujt e tjerë , ajo në periudhën e parë të shekullit XX mund të përcaktohet pa mëdyshje se pati periudhën e artë të përgatitjes së saj në luftën e qytetërimit. Në këtë kontekst, historia e mendimit shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX duhet të shihet si periudha më dinamike dhe shteg-shënjuese nga kriteri krahasimor i periudhave me nivelin e zhvillimit në të gjithë historinë tonë, madje në disa ritme e pritshmëri ajo mund të klasifikohet edhe si shumë mirë edhe me vetë periudhën pas shembjes së komunizmit .

Mirëpo, edhe pse kultura i tregon realisht udhën çdo shoqërie për të ndryshuar, aktualisht në projektet tona politike, arsimore, kulturore apo edhe të shoqërisë civile, , qeveria e sotme e Ramës i ka rezervuar “role episodike” për të cilën mendoj se po të hapet një debat përtej censurës së hekurt me të cilën “ustai” e ka rrethuar median e lirë sot do ta nxirrte në shesh lakuriqësinë e së vërtetës.

Elita e ndaluar shqiptare, për të cilin po flasim, megjithëse ka pasur një rol parësor historik në frymëzimin e popullit shqiptar për lirinë politike dhe ndërtimin e institucioneve të shtetit shqiptar, sot në qeverisjen e Edi Ramës është përkulur në fatin e saj tragjik. Kjo që po themi nuk është e vlefshme vetëm për figura të njohura publike dhe intelektuale, si Branko Merxhani, Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Vangjel Koca, Tajar Zavalani, Krist Maloki, Stavro Skëndi, At Zef Valentini, Gjergj Fishta, Anton Harapi, Stavro Skendi, Isuf Luzaj, Arshi Pipa, Astrit Delvina, Ambroz Malaskaj, Ismet Toto, Eqerem bej Vlora etj., etj., për të cilët u ndalua të flitej për veprat e tyre, ose ata u dënuan, u internuan, u përçmuan dhe u bënë si figura qesharake; por edhe për figura të tilla të pakta, si Noli dhe Konica apo ndonjë tjetër, që u lejua të flitej për ta veçse në mënyrë të kontrolluar.

Trashëgimia jonë mendore, e shkëputur në mënyrë të dhunshme nga etërit e tyre komunist që tashmë po qeverisin , sot është ndaluar me dorë, prej tyre , që të vazhdoj rrugën për tu rikthyer tek të gjithë ne dhe te pasardhësit tanë, ashtu siç është me ato përmasa që ka; me vlerat dokumentare, me vlerat shkencore, albanologjike, filozofike, psikologjike dhe sociologjike që ajo mbart.

Kemi të bëjmë jo thjesht me një pa vëmëndje shumë serioze për këtë lidhje tashmë të shkëputur , që tashmë nuk ekziston më dhe fatkeqësisht po ia heqë dalëngadalë arsimit tonë bazën kombëtare.

A nuk është kjo një dashakeqësi serioze e Edi Ramës e provuar qartë, sa e urren ai kulturën tonë kombëtare ? A nuk është kjo një politikë personale e tij që ndryshon dramatikisht për të keq nga çdo vendimarrës shqipar ?

Nuk është vetëm se ka probleme të thëthitjes së këtij vullneti në nivelin e poshtëm strukturor dhe profesional të sistemit tonë arsimor. Por Rilindja e sotme në pushtet shuajti vullnetin politik, që të mbështetej nga një vullnet ministrore që ta përkthente atë në një vullnet të konkretizuar institucional.

Nuk po i mëshohet më fare ashtu siç nisi më parë drejtimit të kthimit të kësaj literature në pjesë përbërëse të shkollës shqipe, kudo që ajo të jetë.

Nuk po i mëshohet më drejtimit të kthimit të kësaj literature në pjesë përbërëse të shkollës shqipe, kudo që ajo të jetë. Qëllimi i mirë por jo kënaqshëm i qeverive paraardhëse, duke i dhënë një rëndësi të veçantë projektit të pasurimit të bibliotekave të shkollave me librat e mendimit të traditës, pasi ajo është pikënisja e një reforme të tërë të teksteve dhe literaturës jashtëshkollore, që e brumos gjeneratën e re po kaq, e mos më shumë, sesa literature shkollore në disa drejtime, ka rreth 10 vjet që jo vetëm se ka humbur rrugën por qartësisht është kthyer qartësisht mbrapsht. Nisur nga ky koncept pedagogjik parësor, sot në botën e shqiptare nuk ka më dy shpejtësi në kë drejtim, në përzgjedhje, por edhe në investime, pasi kjo lloj literature e mendimit është zero nëpër bibliotekat tona të mbushura deng vetëm me letërsi apo me libra krejtësisht pa vlerë ku jenë zbrazur disa magazina botuesësh. “Ponderimi” i mendimit dhe i literaturës së mendimit shqiptar sot as që bëhet fjalë të trajtohet në reformën e nevojshme pedagogjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco