Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Bylykbashi dhe Këlliçi, takim me diasporën në SHBA: '14 maji' është një betejë për Shqipërinë

Bylykbashi dhe Këlliçi, takim me diasporën në SHBA: '14 maji' është një betejë për Shqipërinë

18:12, 05/02/2023
A+ Aa A-

PD nis organizimin e saj në SHBA me një tur dëgjese me diasporën. Deputetet e PD, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi morën pjesë në takimin me diasporën shqiptare në Nju Xhersi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se 'kam nder e privilegj që të jem këtu pas një seri takimesh mjaft frytdhënëse në SHBA'.

Shqipëria është në një pikë kritike e gjithmonë e më shumë po përkeqësohet situata.

Edi Rama po bën çmos që të pengojë PD që të hyjë në zgjedhje.

Ai po kërkon që të zhbëjë opozitën.

Skandali që ka plasur me McGonigal është vetëm prova e jashtëzakonshme e kësaj përpjekje të Edi Ramës.

Nuk mund të ndodhte një grabitje e tillë, që i është bërë Portit të Durrësit dhe për t’ju dhënë privatit. Vetëm Edi Rama e bën këtë.

Ai pengon opozitën në parlament, pengon hetimin për skandalet që bën. Ai mundohet të krijojë idenë se PD është e ndarë. Absolutisht nuk është e vërtetë.

Protestat e opozitës treguan qartë se njerëzit duan gjëra të vërteta.

Dhe askush nuk do t'i shpëtoje ndëshkimit me vota nga shqiptarët. Një gjë që dua ta bëj të qartë është se PD ka një vendim gjykate që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit dhe statutin që u miratua aty.

11 shkurti ka për të qenë mesazh shumë i fortë pë ata që tentojnë të mbajnë peng flamurin, logon e Partisë Demokratike.

Ne do të bëjmë të pamundurën për votën e diasporës.

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha gjatë takimit se 'ne si force politike do bëjmë të pamundurën që të vendosim votën e diasporës'.

Unë jam i gatshëm që të mbaj shënim çdo shqetësim që ju keni për Tiranën dhe familjet tuaja dhe për t'i bërë pjesë të programit tim për të çliruar Tiranën nga një model i rrezikshëm.

Unë jam shumë koshient për betejën ku kam hyrë. Është një garë shumë e vështirë se kemi përballë një të korruptuar dhe që kontrollon mediet.

Ne do ta çlirojmë edhe administratën me 14 maj.

Veliaj ka betonizuar Tiranën. Unë jam i bindur që rezultati do të jetë surprizues dhe spektakolar.

Te gjithë kongresmenët që takuam ishin në dijeni të skandalit McGonigal dhe se nga mediet nuk është çudi që në të ardhmen do të dalë emri i Erion Veliajt.

Raportet ndërkombëtare e konsiderojnë Tiranën si një lavatriçe të pastrimit të parave.

14 maji është një betejë për Shqipërinë dhe për të çrrënjosur një model që e ka çuar Shqipërinë në zgrip të humnerës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco