Petrit Vasili: Rama është vetë përjashtuar, ai nuk është më kryeministër i vendit

16:50, 05/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites me Megi Fagun në Syri Tv  ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Deputeti Vasili është shprehur se Rama në këto kushte nuk është më kryeministër, pasi është vetë-përjashtuar që në momentin që refuzoi të përgjigjej në parlament për aferën McGonigal.

Sipas tij pjesë e kësaj loje të pistë e Ramës është bërë dhe Lindita Nikolla që po përdoret si mashë duke sjellë ditët më të zeza të parlamentit tonë

"Sigurisht i gjithë ky vlerësim, që është mbarë kombëtar dhe nga pikëpamja politike dhe kushtetuese është i konfirmuar. Edi Rama me ndërgjegje të plotë ka shkëputur dhe bojkotuar marrëdhëniet me parlamentin e Shqipërisë. Ai e ka konfirmuar se nuk do të komunikojë dhe nuk komunikon më me atë parlament sepse sipas tij i ul nivelin, duke e refuzuar në këtë kontekst ai nuk është më kryeministër i Shqipërisë.

Nëse nuk shkon që të votëbesohesh në parlament nuk merr dot detyrimet dhe llogaridhëniet sipas  kushtetuese. Ky njeri  i cili me ndërgjegje të plotë që e refuzon llogaridhënien është i vetë rrëzuar sepse ne nuk jemi një pushtet monist ku është së bashku pushtet-parti, ai ka shkelur hapur kushtetutën dhe nuk është e nuk mund të jetë më drejtues i vendit sepse ka shkelur legjitimitetin e tij.

Përpara këtyre dy seancave edhe unë jam përjashtuar nga kuvendit por kryesorja është që Rama me bandën e tij është ta shndërrojë parlamentin në zero. Për to e rëndësishme është që të nënshkruhen ligjet për të vjedhur miliardat siç kanë bërë dhe më parë, dhe në çdo moment ku shfaqet ajo që është detyra e opozitës, llogaridhënia, nëpërmjet interpelanca, rezoluta, komisione ata fillojnë e bllokojnë parlamentit sepse komisionet hetimore sisës kushtetutës ngrihen automatikisht.

Ne kërkojmë sipas rregullores dhe kushtetutës që kryeministri të vijë dhe të raportojë, ai ja delegon Spiropalit, ku në fakt asnjë rregullore nuk e përcakton këtë gjë.

Pa asnjë diskutim Lindita Nikolla ka kompromentuar veten dhe punën e  parlamentit sepse duke ndërvepruar si mashë e verbër në duart Edi Ramës  është bashkë-autore në shkatërrimin e parlamentit. Ky parlament nën drejtimin saj po përjeton ditët më të këqija në histori."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco