Hoxha: Banorëve të Bërxullës po u vidhet prona, po shkelet hapur Kushtetuta

Hoxha: Banorëve të Bërxullës po u vidhet prona, po shkelet hapur Kushtetuta

13:41, 05/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Vorë, Indrit Hoxha ka dënuar vjedhjen e pronës që po i bëhet nga qeveria banorëve të Bërxullës.

Hoxha ka kërkuar të zbatohet Kushtetuta sa i përket shpronësimit ku ajo e përcakton qartë se: ‘Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut’.

Postimi i Hoxhës:

E drejta e pronës, qoftë e trashëguar qoftë, e përfituar nga ligji 7501, është e drejtë e patjetërsueshme natyrore e çdo qytetari!

Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë se: Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut. Këto janë praktikat të përsëritura në mënyrë arbitrare dhe të përsëritura të qeverisë Rama me pronën e shqiptarëve.

I bëj thirrje kryetarit në detyrë të Bashkisë Vorë, që të më bashkohet krahë qytetarëve të shpronësuar padrejtësisht në Bërxullë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco