Blushi: Junta policore e rilindjes u sollën si barbarë ndaj banorëve të Bërxullës

Blushi: Junta policore e rilindjes u sollën si barbarë ndaj banorëve të Bërxullës

13:38, 05/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar ashpër pas protestës që kanë mbajtur banorët e Bërxullës në mbrojtje të tokave dhe banesave të tyre.

Blushi është shprehur se policia e cila u soll si juntë ushtarake ka dhunuar dhe ndaluar protestën legjitime të banorëve të Bërxullës.

Postimi i Blushit:

Ndal terrorit policor ndaj banorëve të Bërxullës!

Junta policore e "Rilindjes" kreu sot aktin e radhës barbar ndaj banorëve të Bërxullës, duke dhunuar gra dhe të moshuar që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre legjitime.

Ky terror i pajustifikuar duhet të marrë fund menjëherë!

Qeveria të tërhiqet nga këto akte të shëmtuara dhune ndaj lirive e të drejtave të qytetarëve dhe t'u garantojë banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco