Arjan Hoxha: Protesta është detyrë e secilit prej nesh, ta ndalim të keqen sa jemi në kohë

Arjan Hoxha: Protesta është detyrë e secilit prej nesh, ta ndalim të keqen sa jemi në kohë

13:29, 05/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset në vijim të protestës së 11 shkurtit.

Hoxha ka bërë thirrje që duhet të dalim në protestë pa dallim bindjeje politike kundër qeverisë, pasi ata nuk përfaqësojnë më asnjë grup ose interes qytetar ose të biznesit, por vetëm xhepat dhe fitimet e veta.

Postimi i Hoxhës:

Duhet të përballemi sot, me çdo kusht sepse nesër do të jetë shumë vonë!

As kjo ditë e ftohtë dimri nuk i stepi të rinjtë e FRPD që të ndërgjegjësojnë çdo banor të komunitetit mbi këtë qeveri të korruptuar.

Sot ishim së bashku për të takuar secilin nga banor e qytetit të Kamzës dhe Paskuqanit, në vijim të aksionit të madh opozitar, i cili kulmon me protestën kombëtare me 11 Shkurt.

As kushtet atmosferike të vështira nuk e ftohin ndjenjën e zjarrtë të rinisë, për të punuar e luftuar që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri.

Takuam dhe dëgjuam banorët, nuk po jetojnë kohëra të mira, por vetëm zhgënjime dhe pasiguri për të nesërmen.

I ftuam dhe ftoj secilin prej jush, dilni, luftoni, përballuni dhe rezistoni kundër çdo padrejtësie, korrupsionit dhe degjenerimi që po i bëhet Shqipërisë ne aspektin e brendshëm dhe ndërkombëtar nga Rama dhe ushtarët e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco