Tritan Shehu për ryshfetet në QSUT: Po të luftonte shteti ndaj korrupsionit të vërtetë…

Tritan Shehu për ryshfetet në QSUT: Po të luftonte shteti ndaj korrupsionit të vërtetë…

13:12, 05/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me zbulimin e korrupsionit ndaj dy mjekëve në QSUT, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit.

Shehu shkroi në reagimin e tij se Shqipëria do ishte në krye të vendeve me korrupsion minimal nëse shteti të godiste korrupsionin e vërtetë siç bën me atë të mjekëve.

Sipas tij asnjëri prej dy personave të arrestuar nuk janë mjekë, por thjesht personel shëndetësor, ndërsa shtoi se ajo që tërheq vëmendjen është procedura e zbulimit të tyre për shfira të vogla, ndërsa korrupsioni ‘shkatërrues’ lulëzon i qetë.

Postimi:

Sikur shteti te godiste korrupsionin e vertete sic ben me ate te „mjekeve!

Pa dyshim Shqiperia do te ishte ne krye te vendeve me korrupsion minimal.

Por fatkeqesisht eshte ne krye te vendeve ne bote per korrupsion galopant.

Kjo sepse korrupsioni i vertete zhvillohet nga „shteti“, pushteti, ushqehet e mbrohet nga ai.

Zhurme e madhe keto dite se kane arrestuar dy personel shendetesor per 6000-7000 leke te reja.

Se pari per te skjaruar, asnje nga ata nuk eshte mjek, sic propagandohet me cinizem e keq dashje ndaj tyre.

Jane po, dy persona, personel shendetesor.

Por ajo qe te terheq vemedjen e ben cudine eshte gjitha ajo procedure e gjate survejimi, ndjekje, ajo menyre publike arrestimi per vetem 6000-7000 leke.

Ndersa korrupsioni i madh, i vertete, shkaterrues i vendit e demokracise, me miliona Euro lulzon i qete e i “ushqyer” mire!

Dhe goditen mjeket e personeli pikerisht per te hequr vemendjen nga korrupsioni tragjik per vendin.

Edhe ato veprime te paligjeshme te personelit shendetesor jane te denueshme.

Por cdo gje ka permasat me saj, menyrat si duhet luftuar e si duhen denuar a ndaluar shkaktaret.

Ka dhe shkaqet e burimet e saj te ndryshme nga korrupsioni i vertete!

Dhe te mos harojme se mjeket, personeli, jane ne pjeset me te devoteshme te shoqerise sone.

Prandaj mjaft me e tilla teatralitete per te fshehur e maskuar korrupsionin e vertete!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco