Dorian Duçka ka qenë CEO/ Kongresmeni: Kompania kineze i ka paguar 6 mln dollarë Hunter Biden

Dorian Duçka ka qenë CEO/ Kongresmeni: Kompania kineze i ka paguar 6 mln dollarë Hunter Biden

20:35, 04/02/2023
A+ Aa A-

Amerikanët i ka tronditur si asnjëherë më parë skandali i Edi Ramës me Charles McGonigal.

E pangjarë që një zyrtar i FBI-së, të korruptohet nga kryeministri i një vendi tjetër për interesa politike. FBI në Amerikë është institucioni më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë, por skandali i fundit i ka lëkundur jo pak pozitat e tyre. 

Në fakt, zbardhja e këtij skandali është vetëm maja e ajsbergut që hedh dritë mbi një megaaferë me përmasa botërore me protagonist Edi Ramën. Korrupsion i hapur, ryshfet i shtrirë në nivelet më të larta, interesa politike duke shfrytëzuar funksionet shtetërore, janë ato që përbëjnë atë që po quhet gjithnjë e më shumë si 'Rama-Gate'.  

E rëndësishme është dhe vlen të theksohet se drejtësia amerikane nuk po rri duarkryq. Madje për skandalin McGonigal, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka iniciuar dy dosje hetimore, atë të New York-ut, McGonigal-Deripaska dhe të Uashingtonit, Rama-McGonigal.  

Por Charles McGonigal dhe Edi Rama nuk janë të vetmit në këtë sipërmarrje. Ndërmjet tyre ekziston një person kyç, Dorian Duçka, me lidhje të forta dhe të dyshimta, deri edhe me Hunter Biden, djalin e presidentit amerikan, Joe Biden. Duçka dhe Agron Neza janë personat që sipas aktakuzës amerikane kanë korruptuar McGonigal me 225 mijë dollarë me porosi të Edi Ramës, për interesat e tij politike, me qëllim shkatërrimin e PD dhe opozitës shqiptare. 

Dorian Duçka është këshilltari i jashtëm i Edi Ramës ndërsa ka punuar prej një kohe të gjatë si CEO te konsorciumi kinez, CEFC China Energy e cila ka qenë nën hetim në SHBA dhe Kinë. 

Fillimisht ishte gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino që hodhi dyshime se djali i presidentit Joe Biden, Hunter ka patur lidhje me kompaninë kineze energjetike. 

Në programin e tij "The Dan Bongino Show", gazetari u shpreh se Hunter Biden ka marrëdhënie të forta me konglomeratin kinez të energjisë të quajtur CEFC, që sipas tij, ka përdorur zyrtarët e huaj për të punuar në emër të Partisë Komuniste të Kinës. 

Por 'bomba' vjen nga kongresmeni republikan, Ronny Jackson i cili deklaron përmes një postimi në Twitter se kompania kineze në fjalë, i ka hedhur në llogaritë bankare Hunter Biden, plot 6 milionë euro. 

Jackson shton gjithashtu se kjo është arsyeja (korruptimi i Biden) që Kina fluturon balona spiune mbi SHBA dhe nuk ndërmerret asnjë masë. 

Postimi i kongresmenit Ronny Jackson
Presidenti ynë është i kompromentuar! CEFC, e cila është pothuajse me siguri një operacion i inteligjencës kineze, ka hedhur mbi 6 milionë dollarë në arkat e Hunter Biden dhe familjes së krimit Biden. A është kjo arsyeja pse PKK mund të fluturojë mbi vendin tonë një balonë spiune pa asnjë pasojë?

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco