Hetimi i Kongresit për skandalin Rama-McGonigal, ligjvënësi republikan: Duam të mësojmë më shumë

Hetimi i Kongresit për skandalin Rama-McGonigal, ligjvënësi republikan: Duam të mësojmë më shumë

19:14, 04/02/2023
A+ Aa A-

Kongresi Amerikan ka nisur hetimet për megaskandalin Rama-McGonigal. 

Zyrtarisht, dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i janë drejtuar me shkresa FBI-së ku kërkojnë shpjegime për implikimin e ish-agjentit McGonigal në afera korruptive me Edi Ramën dhe i vënë në shërbim të interesave të oligarkut rus të saksionuar, Oleg Deripaska. 

Letra për drejtorin e FBI, Chris Wray është nënshkruar nga kryetari i komisionit hetimor të Kongresit, Jim Jordan dhe kongresmeni tjetër republikan Matt Gaetz. 

FBI është në qendër të ciklonit në SHBA pas shpërthimit të skandalit që nisi nga Shqipëria e për pasojë po i sjell kosto edhe një prej institucioneve më ikonë dhe më të besueshme për amerikanët, sa i takon garantimit të rendit dhe sigurisë.  

Sipas aktakuzës, Charles McGonigal akuzohet se është korruptuar me 225 mijë dollarë nga njerëz të kryeministrit shqiptar Edi Rama (përmenden Personi A, Agron Neza dhe Personi B, Dorian Duçka), për të lobuar në SHBA kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.  

Shpërthimi i këtij skandali ka alarmuar Uashingtonin dhe përmasat e tij tejkalojnë çdo kufi.  

Kongresmeni Matt Gaetz në një postim në rrjetin social Twitter bën të ditur se Kongresi kërkon të dijë më shumë për skandalin McGonigal. 

"Rusia u shndërrua në një gjuetar spiunësh të FBI-së. Ne do të donim të dinim më shumë", shkruan republikani Matt Gaetz. 

Image

Skandali McGonigal alarmon Kongresin
Republikanët kërkojnë informacione nëse FBI ka nisur një hetim për rastin e McGonigal, përfshi këtu edhe rishikimin e çdo dokumenti për të zbuluar se si ka qenë e mundur që të korruptohet një zyrtar kaq i lartë i FBI.

Jim Jordan që drejton komisionin hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve dhe kongresmeni tjetër republikan, Matt Gaetz, shprehen në letrën drejtuar drejtorit të FBI, Christopher Wray, se data 16 shkurt është afati final që të dërgojnë përgjigjet.

“Kjo sjellje e keqe gërryen më tej besimin e publikut në sjelljen e FBI-së dhe veprimet e zbatimit të ligjit,” thuhet në letrën e republikanëve, që janë pjesë e një komisioni hetimor që do të shqyrtojë përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.

Por për të kuptuar sa i rëndë është skandali, mediat amerikane shkruajnë se edhe senatori më i rëndësishëm demokrat ka kërkuar informacione nga FBI për rastin e Charles McGonigal.

Sakaq, senatori Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, shkruan në letrën e tij se akuzat janë shumë shqetësuese.

Këto akuza janë jashtëzakonisht të rënda dhe ngrenë shqetësime në lidhje me ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërbulimit të FBI-së dhe hetimet penale,” thuhet në letrën e senatorit Durbin për kreun e FBI, Christopher Wray.

Në letër thuhet se të dy paditë, qoftë ajo për oligarkun rus, qoftë ajo për rastin shqiptar, tregojnë se McGonigal ka vepruar në këtë mënyrë edhe kur ishte në detyrë si agjent special.

Durbin pret përgjigje nga kreu i FBI-së deri më 15 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco