Arjan Hoxha sfidon Rakip Sulin: A ke ndonjë drejtor që banon në Kamëz!? Pas 14 majit nuk do ta bësh më gjumin e qetë

Arjan Hoxha sfidon Rakip Sulin: A ke ndonjë drejtor që banon në Kamëz!? Pas 14 majit nuk do ta bësh më gjumin e qetë

18:34, 04/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike në Kamëz, Arjan Hoxha, ka zhvilluar një takim me banorët e grup seksionit nr.8.

Hoxha është shprehur se në një zonë të tillë e cila njihet si ‘shumë e majtë’ është e vështirë që të të presin aq ngrohtë, ndërsa është zotuar se do të denoncojë çdo vendim korruptiv që është marrë.

Kamza sipas Hoxhës është keqmenaxhuar, ndërsa një pjesë e madhe e administratës dhe drejtuesve nuk janë banorë të qytetit, e për pasojë punët bëhen sipas njohjeve dhe miqve, ndërsa qytetarët e thjeshtë janë lënë pas dore.

Postimi i Arjan Hoxhës:

"Kur bëhej fjalë për ‘Grupseksionin Nr.8’ të majtët githmonë ziheshin mes tyre se cili do ta kishte në ngarkim, për vetë faktin se ishin banorë të cilët anonin nga bindjet e majta  e rezultatin e kishin të ‘sigurtë’

Sot në takimin me qytetarët e këtij grupseksioni për vetë historikun, nuk e mendoja këtë mikëpritje aq të ngrohtë.

Në bashkëbisedim kuptova se ato ishin lodhur, jo sepse kanë votuar të majtën, por sepse janë ndjerë të mashtruar, se në pushtet është ngritur një sekt i emërtuar ‘Rilindje’, ku si qëllim kryesorë kanë vjedhjen, korrupsionin, dhe pushtetin si forma më e mirë që të shtypin çdo gjë që nuk munden ta kontrollojnë.

‘Rakip Leku, dollari, euro’ sepse ky është emërtimi që ai është investuar për të treguar veten se çfarë përfaqëson, nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale dhe politike.

Por edhe po të dojë nuk mundet, është në drejtim si pasojë e emërimit dhe jo si rezultat i votave dhe besimit të qytetarëve.

Nga të gjitha këto buron edhe menaxhimi skandaloz i bashkisë dhe qytetit, drejtorët një zot e di se nga vijnë, çfarë përfaqësojnë dhe çfarë detyrimi kanë ndaj qytetarëve.

Rakip po të jap një këshillë, mbylli shpejt e shpejt çfarë kë lënë hapur në bashki, se ta siguroj që me sytë e mi do të përballesh vetëm në Gjykata. Ta jap fjalën që do të të bëj që të mbash përgjegjësi deri në një për të gjitha veprimet dhe të këqijat që i ke bërë Kamzës dhe Paskuqanit.

Deri sa të vjerë ajo ditë, bëje gjumin rehat!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco