Kalaja: Shkarkimi i Helidon Bendos erdhi sepse do jepte informacion mbi aferën 'Rama-Gate'

22:40, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja, e ftuar në ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e sotme, u shpreh se edhe shkarkimi i Bendos ka të bëjë drejtpërdrejtë me aferën Mc Gonigal, pasi ai ishte nga të parët që kishte informuar agjensitë sekrete amerikane për këtë veprimtari që po bënte zoti Gonigal bashkë me sekserët shqiptarë.

“Koha më dha të drejtë, unë jam nga ata persona që me 17 Maj të 2020-ës kam thënë të shkojmë dhe të protestojmë duke rrethuar Ambasadën Amerikane dhe tani tallet Mero Baze me videon time. Por nëse ne do e kishim rrethuar në 2020, nuk do ishim këtu. Ky është këndvështrimi im dhe unë kam prova pse e them këtë sepse kam prova edhe me luftën që Lu fillo me prokurorin për hir të asaj kompanie. Duke qenë se 'skandali zë skandalin' dhe ne jemi të prirur nga pamundësia për ta përballuar gjithë këtë harrojmë shumë gjëra që ndodhin.

 Ju duket i rastësishëm shkarkimi i Bendos? Unë kam informacion që ka qenë nga të parët, që ka informuar agjensitë sekrete amerikane për këtë veprimtari që po bënte zoti Gonigal bashkë me sekserët shqiptarë. Pra, edhe shkarkimi i Bendos lidhet me këtë aferë shumë të madhe që nuk është vetëm aferë financiare” u shpreh Kalaja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco