Adriana Kalaja: Skandali ku u përfshi Rama, një boomerang për Amerikën, prodhuan një ‘monstër’

22:06, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja ishte e ftuar në ‘Çim Peka Live’ ditën e sotme u shpreh se skandali me McGonigal, ishte si një 'boomerang' për vendet e Amerikës që mbështetën Edi Ramën dhe sulmuan opozitën.

Kalaja u shpreh se ishin vetë ata që prodhuan një 'monstër' që pas kaq shumë vitesh, arriti të kompromentojë një nga zyrtarët më të lartë në FBI.

“Unë së pari në fakt ndjehem pak e lumtur se Amerikës, qarqeve të caktuara, ju kthye në boomerang ajo çfarë bën gjatë gjithë kësaj kohe duke mbështetur Edi Ramën dhe duke sulmuar opozitën shqiptare. Pra ato prodhuan një 'monstër' që pas kaq shumë vitesh arriti të kompromentojë një nga zyrtarët më të lartë në FBI. Këtë analizë do doja ta ndaja në dy momente. Së pari në aspektin juridik që është konsumuar një vepër penale të shpërdorimit të detyrës, por jo vetëm kaq, ai ka nxitur veprime korruptive të njerëzve te cilët këto pazare i bënin në dijeninë e tij, brenda dhe jashtë zyre, pra minimalisht ka pasur dijeni për këto shantazhe për të mos u futur deri aty...që unë kam informacione se dosja ka mbi 9 mijë fletë. Dhe është në kakofoni shumë e keqe ajo që thuhet kanë përfunduar hetimet. Jo, sistemi amerikan e ka pjesën më aktive, është hetimi gjyqësor, pra shkon një strukturë nga Prokuroia dhe gjatë gjykimit është juria popullore aty dhe nëse të thërret ajo juria aty,  jo kryeministër të jesh, por dhe Zoti të jesh, do shkosh të japësh llogari për atë çfarë ti di, për atë vepër për të cilën akuzohesh” u shpreh Kalaja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco