Milaim Zeka tregon bisedën me Agron Nezaj dhe çfarë i kërkoi McGonigalit

21:36, 03/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar për bisedat me Agron Nezajn dhe çfarë i kishte kërkuar për të identifikuar një person me pseudonimin ‘Floriani’ në Bruksel, i cili prezantohej si agjent i CIA.

Duke folur në SYRI TV, Zeka është shprehur se i kishte nisur një foto Agron Nezajt dhe fotografia ka mbërritur për disa minuta në celularin e Faik Imerit, në Bruksel.

‘Unë e kam pyetur zotin Neza, meqë më është prezantuar si person i FBI-së, meqenëse ai më ka prezantuar edhe Charles McGonigal, unë kam pyetur këtë person, kush është ky njeri në Bruksel që paraqitet me pseudonimin ‘Floriani’ i cili po mashtron dhjetëra njerëz në emër të CIA-s amerikane dhe unë i kam dërguar një fotografi të këtij personi, zotit Neza.

Brenda disa minutash, fotografia ka arritur tek Faik Imeri në Bruksel. Sepse i vetmi njeri në botë që ka fotografuar personin në Bruksel, pa e ditur ai, kam qenë unë. Dhe e vetmja foto që i kam dërguar këtë foto në këtë kohë, ka qenë Agron Nezaj.

Nezaj këtu ka rënë në kurth. Personi në Bruksel, sipas të gjitha agjencive ndërkombëtare, ky person Faik Imeri, është njëri rekrutuar nga BIA serbe’,- tha Milaim Zeka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco