Provokimi/ New York Times, më kaps, më i çekuilibruar dhe më i qametshëm se kurrë

Provokimi/ New York Times, më kaps, më i çekuilibruar dhe më i qametshëm se kurrë

21:23, 03/02/2023
A+ Aa A-

Nga Lapsi.al

Pasi refuzoi të përballej me mocionin për debat dhe interpelancën parlamentare nga ankthi se mos thoshte ndonjë fjalë më tepër sesa duhej lidhur me aktakuzën ndaj zyrtarit të FBI-së ku përmendet plot 14 herë, Edi Rama kërkoi të shpëtonte fytyrën duke dalë me regji të përqendruar në disa nga emisionet politike të mbrëmjes të së enjtes.

Ai pretendoi se opozita dhe gazetarët që e lidhin emrin e tij me korruptimin e Charls McGonigal shpifin, se ai as nuk është hetuar, as nuk është akuzuar për asgjë, prandaj emri i tij nuk duhet lidhur fare me këtë çështje.

Por, nuk kaluan as disa orë dhe njësoj si opozita apo mediat vendase, gazeta prestigjioze New York Times hodhi të njëjtat dyshime si ato që ishin ngritur në Tiranë për lidhjen e kryeministrit shqiptar me zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

Ajo e botoi shkrimin me foton e madhe të Ramës, e mori të mirëqenë faktin se McGonigal ishte yshtur nga miqtë shqiptarë të kryeministrit,  dëshmitarët A dhe B të hetonte Lulzim Bashën dhe PD, për lobimin me para ruse në Amerikë:

‘Në nëntor (2017), pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje nga Presidenti Donald J. Trump. Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin’ shkruan gazeta amerikane.

I vënë me shpatulla pas muri shefi i qeverisë reagoi me një status haluçinant në Twitter, ku nuk kishte asnjë argument, përpos sharjeve, fyerjeve dhe mllefit që buron nga dëshpërimi.

Image

Duke qenë se pikëpyetjet që ngrinte shkrimi i përbashkët me katër autorë, Adam Goldman, Michael Rothfeld, william K. Rashbaum dhe Kenneth P. Vogel, ngjanin, fjalë për fjalë, me dyshimet dhe hipotezat si ato që kanë ngritur mediat apo opozita në Shqipëri, Lapsi.al është ushtruar në një provokim që i mvesh NeW York Times të njëjtat epitete të çartura që Rama i ngjiti kritikëve të tij në Tiranë që thanë të njëjtën gjë.

Lexojeni poshtë tekstin e adaptuar, kur gazeta e madhe amerikane për të njëjtat argumente mund të trajtohej po njësoj nga autokrati korruptues i Tiranës.

Teksti i adaptuar nga Lapsi.al

‘Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë gazeta New York Times me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë fletushkë amerikane, e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco