Genc Burimi: Nëse skandali Rama-McGonigal do kishte ndodhur në Francë, ishte bërë nami

21:12, 03/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv ishte Gazetari i Radio France, Paris, Genc Burimi, ku u diskutua artikulli i Neë York Times mbi skandalin Rama-McGonigal.

Burimi është shprehur se po të kishte ndodhur kjo gjë në Francë do të ishte shkaktuar një tërmet i madh diplomatik dhe politik ku kryeministri do të ishte larguar menjëherë.

"Komision hetimor parlamentar dhe hetim komplet nga drejtësia. Në Francë ish kryeministrit ju dhuruan kostume  dhe u bllo0kuan fushata dhe u arrestuan persona ndërsa një skandal i lartë i përmasave globale që ka ndodhur me Ramën nuk mban përgjegjësi asnjë.

Nëse do të kishte ndodhur në Franca është i paimagjinueshëm reagimi i qytetarëve. Do të komentojmë gjatë në emision artikullin e New York Times, ne jemi me artikuj gazetash dhe drejtësia jonë ende nuk është prononcohet.

Kjo drejtësi duhet të tregojë që nuk vepron me urdhër të Ramës por me direktivat e Amerikës që e kanë ndërtuar nga fillimi.

Përtej çështjes McGonigal me lidhjet ruse fshihet një lojë me e madhe, sepse është një luftë mes Biden dhe Trump."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco