Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Revolta e Spahos: Edi, mund të bësh kakërdhi tek Duma, lëre ç'thotë dhe Kim, po ti do pirdhesh nga posti!

Revolta e Spahos: Edi, mund të bësh kakërdhi tek Duma, lëre ç'thotë dhe Kim, po ti do pirdhesh nga posti!

09:03, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e injoroi qëllimisht Kuvendin e Shqipërisë për dy ditë me radhë, duke mos u paraqitur në debatin e kërkuar nga opozita për skandalin që ka shkaktuar me agjentin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal. Megjithatë, Rama nuk e injoroi ftesën e ish-deputetes së PD, Grida Duma, e cila e ftoi me kënaqësi në studio për këtë skandal në emisionin e saj Top Story në TCH, mbrëmjen e së enjtes.

Kjo sjellje e Kryeministrit Edi Rama bashkë me mbrojtjen qesharake që i bëri vetes, duke mohuar çdo akuzë, duke minimizuar lidhjet e tij me Mc.Goginal, ka revoltuar së tepërmi deri edhe deputetin më të matur të PD-së, profesor Edmond Spahon, që nuk është njohur ndonjëherë për gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve politikë.

Lexojeni reagimin e prof. Spahos në Fb:

“Edi, ti mund të bësh kakërdhi tek Grida Duma, por në Kongresin Amerikan nuk të shkojnë kakërdhitë. Do  të japësh llogari dhe do të paguash një çmim të lartë, se iu ke çarë trapin amerikanëve.

Lëre çfarë thotë Kim, ti do pirdhesh nga posti dhe do përfundosh në ndonjë burg amerikan. Mos o zot, të jetë Guantanamo! I ke ngacmuar rëndë. Iu ke dhjerë sigurinë kombëtare. Sidoqoftë, pyete Kimin, pasi ajo i di më mirë gjërat se ku do e kalosh pleqërinë, në burg apo duke u puthur me Koçon në Qeparo.

Punë dreqi, Edi! Gjithmonë ke qënë i nxituar. Kokrra e idiotit, siç thoshtë një miku yt, kur ti dhisje ndeshjet e basketbollit, pasi nuk kontrolloje nervat.”/ar.sh/SYRI.NET

Kongresi Amerikan letër FBI-së, kërkon shpjegime për skandalin 'McGonigal'

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco