Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjashtë kushtet mbi Asociacionin - Nga Albin Kurti

Gjashtë kushtet mbi Asociacionin - Nga Albin Kurti

07:30, 03/02/2023
A+ Aa A-

Fjalimi i plotë i Kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës: Gjashtë kushtet mbi Asociacionin

I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
E nderuara zonja zëvendëskryeministre Rexhepi,
Të nderuar ministra të kabinetit qeveritar,
Të dashur qytetarë,

Nё tё gjitha takimet e deritanishme tё organizuara me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian dhe kёshilltarёt e lartё tё vendeve partnere e mike tё QUINT-it, unё kam potencuar nё vazhdimёsi pёrkushtimin tonё qё sa mё shpejtё qё ёshtё e mundur tё arrijmë dakordimin final rreth propozimit franko-gjerman apo më mirë të themi të Bashkimit Evropian e të mbështur nga Franca dhe Gjermania, tё prezantuar te ne me 9 shtator tё vitit 2022. Kёtё propozim ne e shohim si bazё tё mirё për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi tё interesuar tё punojmё sa mё intenzivisht qё i njëjti tё finalizohet dhe nёnshkruhet nga palёt. Andaj, kёrkojmё nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, z. Josep Borrell, qё sa mё parё tё ftojë nё takime tё rregullta e tё shpeshta nё mёnyrё qё tё avancojmё drejt finalizimit. Unё si gjithnjё deri mё tani jam i gatshёm qё me konstruktivitetin maksimal tё kontribuoj nё gjetjen e zgjidhjes mё tё mirё tё mundshme dhe po ashtu tё sigurohemi pёr mekanizma qё garantojnë implementim tё plotё tё saj.

Pika e 10-të, e fundit, e propozimit të BE-së për marrëveshje bazё, i dedikohet zbatimit tё marrëveshjeve tё deritanishme nё procesin e dialogut tё Brukselit, dhe nё kuadër tё kёtij neni do tё trajtohen tё gjitha marrëveshjet e mëhershme, përfshirë edhe ajo e 19 prillit 2013. Çfarëdo tentative qё nene tё caktuara tё marrëveshjes bazike tё nxirren dhe të promovohen si nene ekskluzive apo parakushte pёr ecje përpara, janë sa të pakuptimta aq dhe joproduktive.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe mekanizmat përkatës institucionalë. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si pasuri shoqërore. Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm të shteteve.

Sa i përket marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Bruksel, ky është qëndrimi im dhe i qeverisë që unë e drejtoj:

Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq apo marrëveshja e parë e parimeve siç njihet ndryshe, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco