Agron Shehaj denoncon Ramën: Përdori zyrtarin e FBI fshehurazi për të eliminuar opozitën

Agron Shehaj denoncon Ramën: Përdori zyrtarin e FBI fshehurazi për të eliminuar opozitën

22:26, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi se sipas hetimit në SHBA, kryeministri Edi Rama ka përdorur fshehurazi zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili ishte në detyrë, për të eleminuar opozitën.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Shehaj u shpreh se mjafton ky fakt që Rama të japë dorëheqjen.

“Çfarë del nga hetimi që ka bërë FBI-ja? Del që kryeministri i Shqipërisë ka përdorur agjentin e FBI-së, në detyrë, për të sulmuar dhe për të eleminuar opozitën. Agjenti shqiptar mori informacion nga zyra e kryeministrit. Praktikisht, kryeministri ka përdorur një zyrtar të lartë të FBI-së, fshehurazi, për të eleminuar opozitën. Në një vend demokratik, mjafton kaq që kryeministri të japë dorëheqjen, e jo më të japë llogari në parlament”, theksoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco