Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Rama udhëzon SPAK-un: Këtu nuk ka çështje, nuk keni çfarë hetoni

Rama udhëzon SPAK-un: Këtu nuk ka çështje, nuk keni çfarë hetoni

21:40, 02/02/2023
A+ Aa A-

Dosja Amerikane e FBI-së dhe gjyqet që kanë nisur në SHBA i ka futur frikën Edi Ramës.

Për këtë arsye, Edi Rama ka vendosur që të udhëzojë drejtësinë shqiptare, duke i thënë se, nuk ka asnjë çështje dhe nuk ka se çfarë të hetohet.

‘E vërteta e thjeshtë është se këtu nuk ka asnjë implikim, të asnjë natyre, jo timin, por të asnjë zyrtari as të lartë as të ulët të shtetit shqiptar. Nuk ka se po të kishte do të ishin në akt akuzë’, është shprehur Rama në Top Story me Grida Dumën.

I pyetur nëse do të surprizohej nëse drejtësia shqiptare do të hapte një hetim për këtë çështje, Rama është acaruar dhe shprehur se këtu nuk ka asnjë çështje.

‘Unë kam arritur në një pikë të jetës dhe karrierës time që nuk më surprizon absolutisht asgjë. Por ajo që mund të them është se këtu nuk ka çështje dhe nuk ka asnjë çështje se po të kishte do ta hapnin çështjen ata që nuk falin as presidentët e as ish-presidentëve.

As nuk diskutohet që nuk ka çështje’, u shpreh Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco