Këlliçi nga Uashingtoni: Në SHBA të gjithë kanë njohuri për skandalin Rama-McGonigal

21:31, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare. 

Gjatë një lidhje direkte me Skype nga Uashingtoni, Këlliçi tha për Çim Peka Live se nga takimet që ka zhvilluar në kongresin amerikan, të gjithë kishin dijeni për skandalin Rama-McGonigal. 

"Të gjithë e kanë njohurinë lidhur me këtë rast. Është e paprecedentë. Një vend i vogël si ne arrin të korruptojë një nga drejtuesit kryesorë të krenarisë së SHBA, që është FBI", tha ai.

Këlliçi tha se skandali është i përmasave të mëdha dhe Edi Rama këtë herë nuk do t'ia hedhe lehtë, pasi ka kaluar çdo vijë të kuqe.  

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Kë keni takuar zoti Këlliçi? 
Belind Këlliçi:
Kam takuar kongresën të ndryshëm, Michael Guest, Mark Green, John Moolenar, kam takuar një sërë drejtuesish të tjerë, do të kem takime me ish-kongresmenë, të gjithë janë në dijeni të skandalit 'McGonigal'. Nuk është një çështje që Edi Rama do t'ia hedhë lehtë. Nuk ka asnjë shans as ta blejë heshtjen mediatike, as ta manipulojë dhe as ta kontrollojë këtë çështje. Ka kaluar çdo vijë të kuqe. 

Çim Peka: Parë nga Uashingtoni, a mund të konsiderohet Edi Rama tashmë një kufomë politike?
Belind Këlliçi:
Është çështje kohe. Ka kaluar çdo vijë të kuqe. Nëse Edi Rma kalon këtë skandal dhe nuk i ndodh asgjë, është lajm shumë i keq për Shqipërinë, për demokracinë, të paketojmë plaçkat dhe të ikim. 

Çim Peka: Lajm i keq për Shqipërinë, por edhe fundi i karrierës për këtë opozitë. Se del një opozitë tjetër. Nuk do të jetojmë me Edi Ramën aq sa jetuam me Enver Hoxhën...
Belind Këlliçi:
Nëse ke një kryeministër që pasi ka blerë pjesën dërmuese të medias, gjyqësorit, politikës, del dhe korrupton edhe agjentë e FBI dhe nuk i hyn gjemb në këmbë, ky është rast i paprecedentë për vendin tonë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco