Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mediu në Uashington, takime të shumta me senatorë, diskutohet për Kosovën dhe Shqipërinë

Mediu në Uashington, takime të shumta me senatorë, diskutohet për Kosovën dhe Shqipërinë

14:18, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu prej disa ditësh ndodhet në Uashington, SHBA ku ka zhvilluar takime të shumta më senatorë të ndryshëm.

Me një shënim të shpërndarë në Facebook, Mediu shkruan se, gjatë takimeve të zhvilluara është diskutuar për Kosovën, Serbinë, Ballkanin.

Reagimi i Fatmir Mediut:  

Uashington DC

Në takimet me senatorët Munchin, Lee, Lanford dhe kongresmenët Ellzey, Mrvan, Moolinar dhe Aderholt, diskutuam për situatën në Ballkan, tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës me shfaqjen e një agresioni të mundshëm ushtarak të Serbisë, bllokimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me gjithë angazhimin e BE dhe SHBA.

Po ashtu veç qëllimeve të Rusisë për të krijuar një vatër të re konflikti në Ballkan për të shmang vëmendjen nga Ukraina, rajoni kërcënohet nga mungesa e demokracisë, korrupsioni dhe krimi i organizuar si dhe varfëria ekonomike të cilat kanë bërë që mijëra të rinj dhe të reja dhe profesionistë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco