SYRI TV/ Kryeministri Kurti: 6 kushte për Asociacionin. Opozita reagon ashpër pas deklaratës së tij

15:23, 02/02/2023
A+ Aa A-

Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vucic insiston se asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë autonomi të plotë, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka parashtruar kushtet mbi të cilat mund të konsiderohet krijimi I tij. Gjatë seancës plenare të thirrur për cështjen e asociacionit, Kurti theksoi se asociacioni duhet të formohet pa cënuar Kushtetutën, deklarata të cilat u pasuan nga reagimet e ashpra të opozitës.

SYRI TV

Ndërkohë që në parlamentin e Serbisë është diskutuar cështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kuvendin e Kosovës Kryeministri Albin Kurti deklaroi se formimi I asociacionit mund të konsiderohet me disa kushte, në vecanti pa cënuar Kushtetutën e Kosovës.

Deklarata e Kryeministrit Kurti, nxiti reagime të ashpra nga rradhët e opozitës. Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, akuzoi shefin e qeverisë se po vijon dialogun me Serbinë në kuadër të një plani që nuk është e bazuar në njohje reciproke. Seanca më pas vijoji me replikat e shumta mes Kyreministrit Kurti dhe Kryetarit të LDK-së.

Për krijimin e asociacionit, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel në vitin 2013. Përpos presionit nga komuniteti ndërkombëtar dhe opozita e vendit, qeveria në Prishtinë këmbëngul se në Kosovë nuk mund të formohen asociacione njëetnike, teksa edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se Marrëveshja e Brukselit është në kundërshtim me kushtetutën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco