'Balluku, Veliu, Çuçi dhe ministra të tjerë, të përfshirë në aferën McGonigal - hetim nga komisioni'

'Balluku, Veliu, Çuçi dhe ministra të tjerë, të përfshirë në aferën McGonigal - hetim nga komisioni'

14:44, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi sot ministrat e qeverisë, si Belinda Belinda dhe Bledi Çuçi, drejtuesin e lartë në Polici, Ardi Veliun si edhe ministra të tjerë, si të përfshirë në aferën McGonigal dhe garantoi se hetimin më të plotë do ta bëjë Komisioni Hetimor Parlamentar.

"Ballukja ka qenë si të thuash nga më aktivet në këtë aferë, - tha Berisha në mbledhjen e Grupit të PD-së, -  por janë edhe ministra të tjerë. Ardi Veliu, Bledi Çuçi, që të gjithë këta. I përgëzoj të gjithë deputetët që kanë firmosur në këtë Komision Hetimor Parlamentar dhe e siguroj Komisionin Hetirpor Parlamentar të Kongresit të SHBA se komisioni ynë do të bëjë gjithçka për të zbardhur veprimtarinë kriminale të Edi Ramës, të McGonigal në Shqipëri, të Marco Ross-it dhe grupit të tyre.

Duhet të dini se, jo vetëm në këtë fushë, por edhe në aspekte të tjera, këta aventurierë kanë luajtur me interesa të një rëndësie jetike për SHBA. Komisioni do t’i rreshtojë të gjitha këto, si një detyrim madhor ndaj SHBA. Mos prisni nga SKAP-i i partisë. Mc Gonigal është ulur këmbëkryq me ta. Jo një herë, por disa herë. Hetimin më të plotë do ta bëjë komisioni hetimor parlamentar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco