KAFE SHQETO/ Frikë nga hetimi? Rama merr nën kontroll ruajtjen e SPAK dhe GJKKO

14:43, 02/02/2023
A+ Aa A-

Genc Gjokutaj dhe Bislim Ahmetaj ishin  të ftuar në emisionin e mëngjesit "Kafe Shqeto” për të diskutuar lidhur me çështjen e majrres nën kontoll të ruajtes së SPAK dhe GJKKO nga Edi Rama.

 Pyetje: Ju nuk ju shqetëson marrja nga garda në ruajtje?

Gnec Gjokutaj: "E para, mua nuk më çudit në një sens pasi ju duhet ta dini që është marrë një vendim nga qeveria që SPAK-u është konsideruar si një objekt i rëndësisë së veçantë dhe u caktua garda për ruajtjen e këtij objekti. Kështu që nëse kjo është bërë me qëllim, ajo ka hyrë në vendim , pra ky nuk është një akt i ri që e pati dikush tjetër në ruajtje objektin dhe tani në mënyrë arbitrare e ka marrë garda. Nëse caktimi i gardës për ruajtjen e SPAK-ut dhe Gjykatës Anti-korrupsion fshihen interesa të tjera apo ka përveç ruajtjes së objektit ka edhe funksione mbikëqyrjeje, kjo do të shikohet.

Sigurisht që deri më sot unë mendoj që angazhimi i Gardës në mbrojtjen e SPAK-ut nuk është i nevojshëm pasi mbrojtja e posaçme e objektit e prokurorëve dhe gjykatëseve mund të angazhohet me një moment të caktuar ose për cenim të objektit apo dosjes me materiale të rëndësishme që ndodhen brenda godinës.

Ka kaluar një vit dhe nuk ka tentuar njeri të hyjë në institucione dhe të kryejë veprime, unë mendoj që ndërhyrja në godinë nuk po bëhet për ndonjë avantazh".

Bislim Ahmetaj: "Sa i përket marrjes së një dorëzim të këtij objekti që i përket një rëndësie të veçantë pavarësisht veprimtarisë së tij që nuk është diçka e re, unë dua të kthehem tek një shkrim imi i vjetër përmend që drejtësia k shkrim i imi është shkruar fill pas votimit 140 me zero të parlamentit shqiptar për ngritjen e institucionet er eja të drejtësi mbi gërrmadhat e drejtësisë së vjetër.

Për të përforcuar atë që drejtësia mos ardhtë kurrë nga komunistët më vjen ën mendje Xhoxh Orëell në librin e tij më të famshëm “Ferma e kafshëve” për dëgjuesit dua të them se ky libër është një alegori e sistemit Stalinist që u vendos në Europën Lindore pas luftës së dytë botërore. Ferma e Kafshëve është përshkrimi më i mirë i kësaj qeverie që ndodhet në Shqipëri.

Në krye të vendit ka ardhur një kafshë e llojit të veçantë që kontrollon gjithçka në këtë vend dhe të asgjësojë pluralizmin në bazë të një idealizmi që është ngritur nga një grup i vogël njerëzish që do të sillnin paqen, zhvillimin dhe prosperitetin. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një dorë e hekurt që është momentalisht dora e Edi Ramës".

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco