Berisha: Korruptimi nga Rama i zyrtarit të sigurisë, thikë pas shpine për SHBA, mund ta bënte vetëm Lukashenko!

Berisha: Korruptimi nga Rama i zyrtarit të sigurisë, thikë pas shpine për SHBA, mund ta bënte vetëm Lukashenko!

14:35, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se do të ishte në nderin e qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart kryeministrit Edi Rama, për t’i dhënë mesazhin e duhur kombit amerikan se ata s’mund ta pranojnë një kryeministër demon të pushtetit dhe se e dënojnë njësoj si edhe ata vetë.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha ndër të tjera:

“Akti i tij, i korruptimit të njërit prej zyrtarëve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë të SHBA-së, përbën një akt armiqësor ndaj vendit të madh të lirisë, që ne i detyrohemi më shumë se çdo vendi tjetër; përbën një akt armiqësor ndaj NATO-s, po të kemi parasysh rëndësinë e SHBA-së si vend udhëheqë i aleancës së Atlantikut të Veriut; përbën një akt turpërimi për çdo shqiptar.

Do të ishte edhe është në nderin dhe në dinjitetin e mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart një minutë e më parë, në mënyrë që t’i çojmë mesazhin e duhur, kombit të madh amerikan, kombeve të vendeve të lira, se vërtet një kryeministër-monstër, demon i pushtetit, që i lejoi vetes një akt të paimagjinueshëm, në vend që të kontribuonte që në javët e para, për karrigen dhe pushtetin e tij, t’i themi se shqiptarët s’mund ta pranojnë këtë kryeministër, se e dënojnë me të njëjtën forcë siç e dënoni ju vetë.

E them prapë, një turp të madh na ka krijuar me aktin e tij të padiskutueshëm, një thikë pas shpine e tmerrshme SHBA-ve por edhe marrëdhënieve tona me SHBA-në. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, por askush….Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s s ’mund të shkelte kurrë, kurrë, interesta e sigurisë së SHBA-së nëpërmjet një rrjeti agjentësh të shpërfytyruar, Agron Neza dhe Dorian Duçka. Këshilltari privat i kryeministrit ishte trafikant armësh me dy kompani të regjistruara në Tiranë, njerën prej tyre bashkë me një rus dhe arab.  Këshilltari më intim, i Edi Ramës është Dorian Duçka, ç’ka do të thotë se ky ndante para trafiku armësh me Dorian Duçkën.

Dorian Duçka është ndërlidhësi me kartelin meksikan të Sinaloas dhe kjo është e faktuar, por kulmin më të zi të këtij aktiviteti e ka akti i Edi Ramës, i cili nga zyra e tij, i ka dërguar informacion McGongial për të hetuar lobistin e Partisë Demokratike. Këtë informacion ia ka dorëzuar më datë 4 janar 2018 dhe në 16 janar të vitit 2018, Agron Neza, të ngarkuarit të FBI për të hetuar çështjen, të ngarkuarit nga McGonigal, kurse Dorian Duçka ka çuar me fluturime të paguara dhe çdo shpenzim, dëshmitarë nga Tirana për të dëshmuar për Nik Muzinin dhe këtë aferë në Uashington. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco