Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Boçi: Po vazhdojmë marrjen e firmave për komisionin hetimor ndaj Ramës, krahas protestave!

Boçi: Po vazhdojmë marrjen e firmave për komisionin hetimor ndaj Ramës, krahas protestave!

13:04, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Luçiano Boçi, dha një deklaratë për mediat pas daljes nga parlamenti, ku u zhvillua një seancë me plot përplasje për faktin se kryetarja e Kuvendit nuk lejoi të opozita të zhvillonte mocion me debat për skandalin e kryeministrit Rama me zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Boçi theksoi se po vazhdojmë marrjen e firmave për ngritjen e komisionit hetimor ndaj Edi Ramës për këtë aferë dhe se nuk do të mjaftohemi me kaq, do të vazhdojmë edhe me protestat: "Komisioni hetimor është krejtësisht i domosdoshëm, ecën paralel dhe nuk e prish çështjen e funksionimit të SPAK-ut dhe të padisë që do të ngrihet e duhet të ngrihet, ndaj kryeministrit shqiptar", tha ai.

"Zoti Rama tani kërkon krahas fshehjes, edhe mbrojtjen policore. - vërejti Boçi. - Po as më pak, as më shumë, të gjithë burracakët dhe tradhtarët, pavarësisht kohës ku jetojnë dhe vendosin, kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë sikurse Rama: Fshihen para së vërtetës dhe madje duke u fshehur, vazhdojnë punën e tyre burracake të goditjes së kundërshtarit, sepse atë që nuk ka arritur dot McGonigal, kërkoi ta arrijë sot nëpërmjet mbylljes së gojës së opozitës.

Kemi kërkuar që nga seanca e kaluar, mocion me debat për kryeministrin, që ai të ballafaqohet me të vërtetën dhe me mendimin dhe opinionin e deputetëve që janë përfaqësues të votuesve të tyre.  Është shmangur me urdhër të tij ky mocion, seancën e kaluar. Përsëri në këtë seancë është votuar kundër, sikurse i është fshehur edhe interpelancës së kërkuar nga PD-ja. Të gjitha këto veprime kërkojnë alarmin e tij, tregojnë që Rama është i zhytur në vepra penale të rënda, vepra penale që lidhen me tradhtinë kombëtare, me cenimin e imazhit të Shqipërisë, të marrëdhënieve miqësore me SHBA-në, të sulmit ndaj institucioneve të SHBA-së dhe përpjekjeve të tij për të goditur pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.”

Pyetje: Z. Boçi, bllokimi i seancave plenare nga opozita, nga PD, do të jetë e vetmja alternativë juaja,duke pamundësuar për të dytën javë zhvillimin normal të seancave plenare?

Luçiano Boçi: Normaliteti nuk është formal, normaliteti është thelbësor. Parlamenti është vendi ku opozita thotë zërin e saj, ka mekanizmat e saj, që janë interpelancat, janë fjala e deputetëve për procedurë, për procesverbalin, sikurse edhe për mocion për debat. Pse thoni ju që e kemi penguar ne normalitetin?! Jo, normaliteti është penguar me urdhër nga Edi Rama dhe zbatuar nga znj. Nikolla për t’i ndërprerë fjalën opozitës. Hapini ekranet dhe keni aty që në momentin e votimit, deputetët që kanë kërkuar fjalën për procedurë , emri im, i z. Luan Baçi, i znj. Albana Vokshi, të gjithëve nuk na është dhënë fjala. Është fakt konkret i thjeshtë dhe ky normalitet prishet nga ata.

Ne jemi për normalitet, për thirrjen e kryeministrit. Kush është normale?! Të thirret Kryeministri në interpelancë dhe të mos vijë, se ka frikë të jetë aty?! Kush është normale, që ne kërkojmë mocion me debat dhe të votohet kundër me forcën e kartonëve?! Kush është normale, që në te kërkojmë komision hetimor për një çështje të rëndësishme siç ishin çarterat dhe ai të votohet kundër në konferencën e kryetarëve kur rregullorja e thotë qartë që ky komision nuk pengohet. Pra, prishja e normalitetit është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon punën e tij prej burracaku, kërkon ta çojë deri në fund për të goditur opozitën në fjalën e saj, në thelbin e lirë dhe fjala e lirë është në parlament. Nuk do të mjaftohemi me kaq, do të vazhdojmë edhe me protestat.

Pyetje: Nëse SPAK- nis hetimet, ka të drejtë parlamenti të hetojë rastin në fjalë?

Luçiano Boçi: Ka të drejtë, po, ka të drejtë, sepse një çështje e tillë ka ekzistuar edhe në rastin e inceneratorëve. Ka pasur një padi në SPAK, e hapur në SPAK, ndërkohë që unë kam qenë pjesë e komisionit hetimor për inceneratorët dhe ne kemi zbardhur shumë detajeve të aferave të 3 inceneratorëve që sot janë indicje dhe fakte ku mbështetet SPAK në veprimtarinë e tij. Jo të gjitha,ende ka gjëra që kanë dalë, që nuk janë marrë në konsideratë, shpresojmë që drejtësia të vijojë punën e saj dhe në rastin konkret , komisioni hetimor shërben për zbardhjen shteruese të implikimit të kryeministrit në aktin e tradhtisë, në goditjen e sistemit dhe në eliminimin e opozitës. Ai është krejtësisht i domosdoshëm, ecën paralel dhe nuk e prish çështjen e funksionimit të SPAK-ut dhe të padisë që do të ngrihet e duhet të ngrihet, ndaj kryeministrit shqiptar. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco