Thirrje në Kuvend: Nxirreni Ramën nga vrima e miut! Pse ka frikë, pse nuk vjen?!

Thirrje në Kuvend: Nxirreni Ramën nga vrima e miut! Pse ka frikë, pse nuk vjen?!

12:31, 02/02/2023
A+ Aa A-

“Nxirreni Ramën nga vrima e miut! Pse ka frikë, pse nuk vjen?!” – Të tilla thirrje dhe fërshëllima kanë mbushur në mesditë sallën e Kuvendit të Shqipërisë, aty deputetët e opozitës janë rreshtuar tek foltorja e tij dhe marrin fjalën njeri pas tjetrit, në një betejë verbale me mazhorancën.

Paralel me ta, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj lexon një raport të sajin për auditimin, pa u ngritur nga vendi, duke mos e dëgjuar askush, por e transmetuar live në faqen e Kuvendit në Fb që vazhdon të përpiqet për të shfaqur në sy të publikut, “normalitet”.

Kryeministri Edi Rama nuk hyn në seancë, por komunikon duke dërguar mesazhe nëpërmjet rrjeteteve sociale dhe ka lënë si mëkëmbëse, ministren e shtetit Elisa Spiropali.

Deputetët e PD-së dhe aleatët e tyre kërkojnë me këmbëngulje, debat deri në hetimin e plotë të aferës korruptive që kryeministri Edi Rama thurri me zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal për të përçarë dhe shkatërruar opozitën në Shqipëri.

Pa përjashtim, të gjithë deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga mocioni me debat për skandalin McGonigal, pavarësisht se pjesë pjesë, kundër tyre, Kryetarja e Kuvendit po merr vendime për t’i përjashtuar nga seancat.

Deputetja Albana Vokshi tregoi me video, listën e deputetëve të PD që duhej të merrnin fjalën në seancë, por që askush nuk ua dha dhe theksoi se kjo nuk ishtë tjetër përveçse diktaturë. Ndërkohë, në sfond Nikolla vazhdonte votimin e disa neneve me deputetë të PS-së që ngrinin kartonat duke përsëritur "miratohet, miratohet, miratohet" në nxitim për të mbyllur seancën.ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco