KAFE SHQETO/ Akuzon Shoqata e Biznesit: Fiskalizimi ishte vetëm një aferë korruptive

12:13, 02/02/2023
A+ Aa A-

Bujar Muço, nënkryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm ka Reaguar lidhur me procesin e fiskalizimit të qeverisë Rama. 

Sipas tij, ndryshimi i këtyre sistemeve brenda shtatë viteve të fundit ka ‘pasuruar’ xhepat e oligarkëve të qeverisë në kurriz të bizneseve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Deklarata e plotë:

“Vetëm në 7 vitet e fundit janë ndërruar 7 herë sistemet e taksimit. Problemi është që ne nuk kemi vetëm nga shteti të tilla sistemesh, por edhe nga pushteti lokal. Biznesi i vogël dhe i mesëm penalizohet shumë nga taksat vendore siç i quajmë neve.

Janë trefishuar dhe katërfishuar taksat, kjo do të thotë se ky sistem i ri nuk u bë për asgjë tjetër vetëm për afërën korruptive, duke vjedhur miliona lek nga ana e oligarkëve qeveritarë dhe këtë gjë e kemi parashikuar edhe para dy viteve kur kemi dalë në intervista duke thënë që ky do të jetë një sistem i dështuar.

E kemi thënë githmonë që ky do të jetë një sistem i dështuar dhe në fund fare do të ndodhë që nuk do të ecë ky sistem do të instalojmë një proçes tjetër me para të tjera nga taksapaguesit shqipatrë.  Do të falimentojnë disa biznese po punë e madhe do të thoshte qeveria, falimentuan këta do të ikin të marrin rrugët e kurbetit siç po ndodh në ditët e sotme"-tregoi ai.

Klea Sula/ syi.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco