Nën hetim në SHBA/ Rama manipulon në median sociale: Nuk ka akuzë

Nën hetim në SHBA/ Rama manipulon në median sociale: Nuk ka akuzë

12:01, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama bëri sërish një reagim nga distanca për skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Në një postim online, Rama shkruan se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

Por ai fsheh faktin se ai është nën hetim në SHBA dhe dosja e McGonigal vetëm sa është hapur.

Askush nuk ka thënë se ka akuzë të ngritur ndaj tij akoma dhe ky është manipulimi më i madh i Ramës, i cili po fshihet para përballjes mediatike dhe parlamentare.

“Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë,” shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco